Emisioni “Stop” solli sonte një tjetër skandal,përmes kameras së fshehtë. Auditoret e Universitetit dhe mënyra, sesi merren provimet në to, ishin në qendër të skandalit. “Stop” dokumentoi me zë dhe figurë, sesi pedagogu Denis Himci, i kërkonte një studenteje raport intim, në këmbim të marrjes së provimeve. Jo vetëm lëndën e tij, por nëse vajza ishte e gatshme, për atë, që i kërkonte profesori, ai do t’ia zgjidhte të gjitha provimet, duke korruptuar edhe kolegët me njohje e dhurata. Gjithë situata zhvillohet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Studentja në fjalë, me pak “zell e gatishmëri”, do të merrte në pak ditë, të gjitha provimet e dy semestrave. Madje pedagogu do ta trajtonte mirë, me dhurata, telefonë e masazhe të paguar në qendra estetike në Tiranë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]