Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e një gruaje, që ushtronte prostitucion pranë qendrave të banuara në Tiranë, duke përdorur si tutorë fëmijët e saj.Policia e shtetit reagoi me anë të një deklarate, ku thuhet, se 30 vjecarja me inicialet E.D, është proceduar plot 7 herë për vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni dhe është lënë sërish e lirë. Nga ana tjetër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor për punonjësit e Policisë të shfaqur në video, për veprimet apo mos veprimet e tyre, gjatë kryerjes së detyrës.Ndërkohë Migena Kokeri, drejtoresha e mbrojtjes dhe punëve sociale në bashkinë e Tiranës tha, se gruaja me fëmijët është lokalizuar që në mëngjes dhe është asistuar nga psikologë dhe punonjës socialë. Ajo bashkë me fëmijët janë hospitalizuar
- +355 67 220 8888
- [email protected]