Lulzim Hidri, një 36 vjecar nga Prrenjasi, i cili vuan nga problemet e zemrës, i është drejtuar emisionit “Stop” për një denoncim.Lulzimi tregon, se u dhunua nga një qytetar dhe pas kësaj iu drejtua komisariatit të policisë, ku ra sërish pre e dhunës nga dy punonjës policie të qytetit.E ëma tregon, se ishte prezent në ambientet e policisë, kur djali i saj u dhunua.Policia e Prenjasit nuk i tregon emrat e efektivëve, që ushtruan dhunë, por na drejton në Policinë e Librazhdit. Nga ana tjetër, në policinë e Librazhdit thonë në mënyrë konfidenciale, se nuk ka asnjë raportim për këtë incident nga dy punonjesit e policisë Prrenjas. Mjeku Sami Agolli, shpjegon kushtet në të cilat mbërriti në spital Lulzim Hidri, ditën e incidentit.
Presidenti Meta, nga misioni i shpetimit te maceve ne komisionin hetimor.
Presidenti Meta ishte sot në Komisionin hetimor parlamentar, të ngritur për shkarkimin e tij, ku për më shumë se dy orë, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve për dekretet e zgjedhjeve.Gjatë fundjavës Meta shpërndau në rrjetet sociale një video, ku shfaqej duke luajtur e shpëtuar një tufë me mace.Renaldo u është drejtuar qytetarëve me pyetjen, se kush do të dalë i fituar nga beteja e gjatë Rama –Meta.
Golem/ pishat rrezikojne banoret, drejtoria pyjore premton zgjidhje.
Myzafer Zeneli, me banim në Golem, thotë, se dy pisha ngjitur me shtëpinë e tij, rrezikojnë të bien, pasi janë tharë e nuk priten.Bashkëshortja e tij tregon, se kanë shkuar të bëjnë ankesë në komunë dhe më pas në drejtorinë e pyjores në Kavajë, por u është thënë,se duhet të paguajnë faturën e prerjes në shumën prej 25 mijë lekësh të vjetra dhe më pas t’i presin vetë. Kostoja financiare është e papërballueshme për këtë familje, vijon ajo.Ne jemi drejtuar në Drejtorinë e pyjeve në bashkinë Kavajë, ku na thuhet, se qytetari nuk e ka truallin e tij.Myzaferi duhet të bëjë dhe pagesën e faturës dhe prerjen vetë, pasi kjo nuk është detyrë e Drejtorisë pyjore. Gjithsesi pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, na u tha, se pishat do të priten nga drejtoria e pyjeve.