Një denoncues anonim na ka cuar në qytetin e Elbasanit.Ai denoncon Sekretarin e Federatës së Taekondosë, Maksim Kola. Ky i fundit i ka premtuar, që do t’i siguronte një vizë irlandeze për djalin, kundrejt 10 milionë lekëve. Paratë janë dorëzuar në mirëbesim në dhjetor të 2016-ës dhe ky brenda marsit të 2017-ës, djali duhet të ishte pajisur me vizë. Por më shumë se një vit më pas, qytetari nuk ka marrë as vizën dhe as paratë e tij.Në disa regjistrime me kamera të fshehtë Maksim Kola shtyn afate e premton kthimin e parave, por kjo nuk ndodh, edhe pse detyrimi u sanksionua me deklaratë noteriale.Gazetarja e “Stop” shkon në Lushnje, ku banon Maksimi, por ai ia fut vrapit, për t’i ikur grupit të xhirimit.Denoncuesi tani thotë, se do ta denoncojë në polici, prokurori e Gjykatë dhe do ndjekë cështjen, deri në kthimin e parave të tij.
Sot ishte një ditë e ngarkuar politikisht. Opozita protestoi në mbrëmje, ndërsa pasdite parlamenti diskutoi dhe votoi komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.Por nga ana tjetër vetë Meta në fundjavë ia mori valles në Tropojë, gjatë një ceremonie atje. Ndërsa të dielën Meta u shfaq duke notuar, ndërsa tha, se deti është më mirë se pishina, duke ironizuar në distancë kryeministrin Rama, që bënte not në pishinë, kur Meta e priste në zyrë para zgjedhjeve. Barometri i Ballkanit 2019, një projekt i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka dalë në konkluzionin, se 31% e familjeve shqiptare, e kishin të pamundur të plotësonin nevojat bazë për ushqim e veshmbathje gjatë vitit 2018. Kjo shifër është sa dyfishi i mesatares së Ballkanit.
“Stop” është ndalur në Fier për një problem të qytetares Orgesta Rrapa, së cilës nuk i njohin djalin në gjendjen civile të fshatit Greshicë të Mallakastrës.Djali, Xhulio, është në klasën e pestë dhe për provimet e tij i është dashur një certifikatë personale. Ka shkuar ta marrë dhe ia kanë dhënë familjare. Kur ka shkuar sërish, i kanë thënë, se djali i saj nuk figuron fare. Ndërkohë i biri është i pajisur me pasaportë shqiptare. Prej muajit Mars Orgesta penalizohet, për të ndryshuar gjëndjen civile ta transferojë drejt Fierit, si dhe për të lëvizur jashtë vendit.”Stop” iu drejtua gjendjes civile të fshatit Greshicë në Mallakastër.Por punonjësi tha, se fajin e ka sistemi dhe ai është mjaftuar me 3 mesazhe në drejtorinë e gjendjes civile në Tiranë.