“Stop” është ndalur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, për një denoncim nga qytetari Besnik Allushaj. Ky i fundit jeton në këtë zonë prej 33 vjetësh, por nga viti 2016 deri më sot, nuk është pajisur me leje legalizimi.Allushaj tregon, se k paguar 3 milionë lekë me zarfin e 3-të të procedurës, por tek Aluizni para 3 vjetësh i thanë, se zona e tij është zonë arkeologjike. Si të mos flitej për të njejtën zonë, komshinjtë kufitarë janë pajisur me leje legalizimi. Dy specialistë të Aluiznit përgjigjen, se zona ku ka shtëpinë Besnik Allushaj, është zonë arkeologjike e tipit A. Përsa i përket komshinjve, ata ta gëzojnë dhe varet, si e kanë marrë dhe kur kanë aplikuar,- thonë specialistët.Kur me Aluizni-n përballet gazetarja e “Stop”-it, Artan Beqiri thotë, se Besnik Allushaj, ka një shans të dytë, si banues i hershëm dhe objekt i vjetër. Madje dhe paratë, 3 milionë lekët, do t’i kthehen mbrapsht.
- +355 67 220 8888
- [email protected]