“Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Bogdan i Sipërm, rreth 20 km larg qytetit të Beratit për problemin e shtetasit Hasan Toska, i cili nuk merr kempin, edhe pse nuk e ka njërin krah.Deri në vitin 2018 ai trajtohej me kemp, por në muajin nëntor i është hequr, pasi nuk përmbush kriteret ligjore.Hasani tregon, se ka dy fëmijë dhe jeton vetëm me pensionin e nënës së tij. Në Shërbimin Social të Beratit thonë, se Hasani mund të punojë roje, në fabrikat e Beratit.Nga ana tjetër Gëzim Demiraj, kryetar i shoqatës së ruajtjes së sigurisë fizike shpjegon, se një nga kriteret, për të punuar roje objekti, është raporti mjeko-ligjor, që vërteton, se ai është i aftë mendërisht dhe fizikisht dhe më pas vjen trajnimi. Ky i fundit përfshin arritjen e disa normave fizike. Por sipas Gëzim Demirajt, Hasani nuk i përmbush këto standarde.
- +355 67 220 8888
- [email protected]