Stop -EMISIONI 188 (SEZONI 4) 22 maj 2019- Cudia/ Spitali i Shkodrës me ambulancë private, drejtuesit ngrenë supet.


Në “Stop” ka ardhur një denoncim, që flet për një ambulancë private, që kryen shërbime në Spitalin e Shkodrës.Ambulanca me targa AA906 UD, ka të njejtat logo dhe mbishkrime të atyre shtetërore.Kamera e emisionit “Stop” arrin ta faktojë këtë problem.Shoferi i mjetit spitalor na drejton te pronari, Ilir Mani.Ndërsa ky i fundit pretendon, se ka një licensë për këtë shërbim nga ana e bashkisë së Shkodrës.Në bashki shpjegojnë, se biznesi në fjalë, ka licensë për shërbime funerale dhe jo për shërbim urgjence.Në spitalin e Shkodrës, drejtori dhe koordinatori i urgjencës, janë indiferentë për këtë situatë, por pas interesimit të “Stop”, thonë se ambulanca private, nuk do të lejohet të hyjë më në ambientet e spitalit.

Rinas, punonjësit e doganës zhvasin qytetarin, që kthehej nga SHBA.


Studentët janë rikthyer sot në protestë para ministrisë së arsimit, me 14 kërkesa. Ata thonë, se “Pakti për Universitetin” nuk i plotësoi anagzhimet.Një qytetar, që po kthehej nga SHBA përmes aeroportit të Rinasit, ka sjellë me vete edhe një celular. Ai filmuar punonjësit e doganës, që bëjnë pazar, duke i kërkuar fillimisht 250 $ e 300 $ e më pas i thonë, se do të mjaftohen edhe me 100$.

Shefja-studente e kurrikulave Byzyka: Do të vazhdoj të ndjek studimet!!!

Pak kohë më parë emisioni “Stop”transmetoi rastin e Arjola Byzykës, e cila ushtron detyrën e shefes së kurrikulës në DAR Tiranë dhe paralelisht vijon studimet e larta për drejtësi ditën.Dë DAP na thanë, se për raste të tilla, duhet të ngrihet një komision verifikimi, i iniciuar nga titullari i ministrisë së arsimit.Gazetarja e “Stop” arrin të intervistojë vetë zonjën Byzyka, e cila thotë, se, nëse ajo po shkel ligjin,janë institucionet, që duhet të veprojnë. Por përsa kohë, nuk ka një shkelje ligji, ajo deklaron, se do të vazhdojë studimet.

Të Fundit