Stop -EMISIONI 180 (SEZONI 4) 10 maj 2019-Baldushk, banorët bashkëjetojnë me derrat, institucionet ngrenë supet.

Banorët e Baldushkut i janë drejtuar emisionit “Stop” për problemin e ngritjes së një stalle derrash afër banesave të tyre.Ata thonë, se era është e padurueshme dhe uji është bërë i papërdorshëm.Po kështu nuk po munden të vadisin më as tokat, për shkak të cilësisë së ujit. Administratori i njësisë administrative Baldushk shprehet, se është në dijeni të shqetesimit të banorëve, por nuk ka kompetenca, për të zgjidhur situatën. Eksperti Sazan Guri shpjegon, se distanca më e vogël nga qendra e banimit duhet të ishtë 300 m sipas standardit evropian, ndërsa këtu është 100 m.Pasojat, sipas tij, janë helmuese, për shkak të ndotjes së ujit.Në agjensinë rajonale të shërbimit veterinar, mjekja veterinere Dorina Qirko tregon, se rezultatet e inspektimit të fundit kanë qenë të keqija dhe janë pasuar me një gjobe prej 1 milionë lekësh si rezultatit i grumbullimit të madh te mbetjeve në një gropë skeptike. Ajo u shpreh, se nuk ishte në dijeni të ndotjes së ujit dhe erës së keqe, por me kërkesë të banorëve, do të bëhet një inspektim i dytë.

Nga protesta në protestë…, po cfarë kemi fituar?!


Nesër opozita mban protestën e rradhës kundër qeverisë dhe mbajtjes së zgjedhjeve lokale në 30 qershor me Edi Ramën kryeministër.Renaldo u është drejtuar qytetarëve me pyetjen: a quhemi ne popull protestues dhe cfarë kemi fituar me protesta në disa dekada tranzicion.

Hiqen nga puna, fitojnë gjyqin e nuk marrin dot dëmshpërblimin.

Fenomeni i largimeve nga puna, si pasojë e rotacionit politik, i ka kushtuar shtetit shqiptar më shumë se 100 milionë, para që dalin nga xhepat e shqiptarëve.Rasti i rradhës denoncohet nga Bukurosh Mani. Ai ka qenë punonjës në Ministrinë e Mjedisit nga viti 2006 në vitin 2013. Pas kësaj kohe, nuk iu përsërit kontrata, ndaj iu drejtua gjykatës, ku mori vendimin e dëmshpërblimit me 15 paga, ose mbi 8 milionë lekë të vjetra, shumë të cilën nuk po e merr. Përmbaruesi Lek Dodaj shpjegon, se Ministria nuk e ka pranuar asnjëherë detyrimin, me pretendimin, se projekti ku punonte zotëria, ka përfunduar dhe dikasteri nuk ka asnjë detyrim. Bukuroshi është orientuar të rihapë një tjetër proces gjyqësor, për njohje detyrimi nga Ministria e Mjedisit.Një tjetër rast i largimit nga puna në mënyrë të padrejtë, është ai i Petref Hykës, ish-punonjës i parkut të autobusëve, i cili ka fituar gjyqin për 19 paga dëmshpërblim, plus sigurimet, po nuk arrin të marrë paratë.

Të Fundit