Selim Hodo, një i moshuar mbi të 80-at nga Orikumi, tregon në “Stop”, se shkoi në gjendjen civile, për të aplikuar për një kartë të re identiteti.Por në atë moment përballet me njoftimin, se ai “kishte vdekur” që në vitin 2011.Selimi thotë, se rezultoi i vdekur edhe në zyrat e postës e polici.Në gjendjen civile në Orikum i thonë, se kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor, pasi data e vdekjes së Selimit është shënuar, në datën e vdekjes së bashkëshortes së tij.Në gjendjen civile të Vlorës shpjegojnë, se të dhënat e Selim Hodos do të cohen në drejtorinë e përgjithshme të gjendjes civile, ku do të përballen me informacionet në sistem e për pak ditë, do të marrë zgjidhje ky problem.
Vjedhja e bankave me devizën: të pasurohemi si politikanët?!
Është kthyer tashmë në traditë, që fëmijët argëtohen e kërcejnë me emisionin “Stop” e koreografinë e “fllonxave” tona. Edhe sot disa prindër kanë sjellë në redaksinë tonë videot e fëmijëve të tyre duke u përpjekur të sinkronizohen me kërcimin hyrës të programit.Renaldo u është drejtuar qytetarëve me pyetjen: a mund të quhen grabitjet e bankave shprehje e ambicies së qytetarëve për t’u pasuruar njëlloj si politikanët?
“Stop”, solidaritet me të pamundurit dhe njerëzit në nevojë.
Shahe Tusha, banore e Vorës, i është drejuar emisionit “Stop” për ndihmë.Në moshë të re është martuar me një person me probleme mendore, pa e njohur.Sot ka 4 fëmijë, që i rrit e vetme, pasi i shoqi është i shtruar në spitalin e burgut.Banesën ku strehohet, e ka me qira dhe pronari i ka thënë të dalë, pasi do ta shesë shtëpinë.Thirrjes së Shahes i është përgjigjur Eglantina Reci, e cila i ka sjellë 500 euro asaj, për të kaluar disa muaj me ushqime për veten dhe fëmijët.Lindita Sevrani nga Durrësi, ka kërkuar ndihmën e emisionit “Stop”, për një krevat ortopedik dhe një karrocë, pasi ka të ëmën të paralizuar prej më shumë se dy vjetësh.Një zonjë nga Tirana, që zgjodhi të jetë anonime, i dhuroi Linditës krevatin dhe karrocën e kërkuar.