Qytetarët e Tiranës duhet të paguajnë 50 lekë të reja, nëse u bie rruga nga Astiri e duan të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.Kësaj takse nuk i shpëtoi as grupi i xhirimit i “Stop”.Kur e pyet rojen-taksidar, se përse duhet paguar kjo shumë, ai thotë, se është tokë private.Qytetarët thonë, se nuk kanë alternativë tjetër, pasi shteti nuk ka investuar në rrugë e kështu duhet të paguajnë për të kaluar.Pronari i subjektit shprehet, se për këtë pronë, ka certifikatë pronësie ndaj mund të bëjë cfarë të dojë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]