Në emisionin “Stop” kanë mbërritur shumë denoncime për sjelljen e mësueses Bedrie Kastrati. Ajo jep mësim në shkollën 9-vjecare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit.Në sajë të bashkëpunëtorëve, “Stop” arrin të sjellë me zë dhe figurë mënyrën e sjelljes së arsimtares, me nxënës të mitur të klasës së katërt, të cilëve u shpjegon matematikën.Në fjalorin e mësuese Bedries nuk mungojnë fjalët pise apo kuckë, por edhe goditjet fizike pa shkak.
Vjedhja e celularit në autobus, Stop e gjen e ia kthen të zotit
Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi ankesën e nje qytetari i cili tregoi vjedhjen e celularit në linjën e autobusëve Kristal-Babrru. Bëri kallzim në komisariatin numër 3, por pas 6 muajsh nuk mori një përgjigje. Pas transmetimit në “Stop”, personi, që e kishte marrë e dorëzoi objektin pranë redaksisë dhe celulari shkoi sërish në dorën e të zotit Altin Dajlani.
Allgjatë, shkolla nuk bën mësim, drejtori inspektim një herë në javë.
Prindërit e nxënësve në shkollën Allgjatë, në fshatin me të njëjtin emër ankohen, se fëmijët e tyre nuk bëjnë mësim.Të premten e shkuar në shkollë ka patur vetëm një mësues.Të hënën pasuese nxënësit ishin duke luajtur në oborr,pasi thonë, se mungon mësuesi. Gazetarja i drejtohet drejtorit të shkollës Artan Allgjata, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i shkollës “Ibrahim Hima”.Ai thotë, se nuk ka dijeni për këtë problemtikë. Vetë shkon për vëzhgim një herë në javë në Allgjatë, por nuk pranon, se aty nuk zhvillohet mësim. Përsa i përket problemit, që mësuesit nuk i mësojnë fëmijët, sipas drejtorit, është zgjedhje e secilit. Ai vetë psh, e ka hequr vajzën nga ajo shkollë.