STOP- EMISIONI 144 (SEZONI 4) 21 mars 2019-Vlorë, 28 vjet zyrave, i humbin certifikatën e pronësisë, Stop zgjidh problemin.

Kristaq Komini nga Vlora, denoncon në “Stop”, se prej 28 vjetësh endet për pronën e tij nëpër zyrat e institucioneve.Të drejtën e pronës e ka fituar që në vitin ’91. Për shkak të ndërtimit të rrugës transballkanike dorëzoi në bashki të gjitha dokumentat, përfshirë edhe certifikatën origjinale të propnësisë.Por dokumenti orgjinal humbi dhe kopjen e certifikatës nuk ia marrin parasysh. Në Bashkia, i thonë se e kanë dërguar Drejtorisë së Rrugëve, kjo e fundit e con në hipotekë. Kristaq Komini i drejtohet zyrës së hipotekës, ku as që e presin.Por me ndërhyrjen e gazetares së “Stop”, specialisto i hipotekës i thotë, se prona do t’i njihet me një deklaratë noteriale, ku vërtëtohet se insititucionet i kanë humbur certifikatën e në këtë mënyrë do t’i bëhet një dublikatë.

Betohen 3 deputetë të LSI, qëllohet me bojë Ralf Gjoni, protesta vijon.

Sot në Parlament u betuan 3 deputetë të rinj të LSI-së, ndërsa jashtë dyerve të kuvendit, opozita zhvilloi protestën e rradhës.Në seancë mungoi kryeministri Rama, ndërsa protestës i mugoi kreu demokrat Basha, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Bruksel.Mes deputetëve, që bënë betimin, ishte dhe Ralf Gjoni, i cili u qëllua me bojë të kuqe, sapo doli nga pallati, ku banon.

Kryefinancierja e stomatologjise me diplome false: Mbrojta vendin e punes!


Në shumë raste punonjës dhe drejtues të administratës shtetërore, rezultojnë me diploma false. Një denoncim i tillë ka ardhur edhe për kryefinancieren e universitetit stomatologjik, Liliana Kukaj, me diplomë të universitetit bujqësor.Vetë universiteti konfirmoi, se Kukaj, nuk është diplomuar në këtë institucion. Gazetarja iu drejtua zonjës Kukaj, e cila pranoi me qetësi, se ndjehej e rrezikuar me diplomën e “Kristal”-it, ndaj flasifikoi diplomën e një kolegeje me fotoshop, për të mbajtur vendin e punës.

Të Fundit