Bulqize, mesuesit e gjeografise japin vizatim, gruaja e kreut të ZA-se!
Izabela Kocaqi mësuese e muzikës prej 16 vjetësh në shkollën 9-vjecare “Xhevdet Doda”në Bulqizë, e ka plotësuar normën me artin pamor, që nga viti 2003.Por sivjet ia kanë hequr lëndën e artit pamor dhe ia kanë dhënë mësuesve të histori-gjeografisë.Sot Izabela ka vetëm 10 orë dhe paguhet me 88 mijë lekë të vjetra.Drejtoresha e shkollës, Lindita Kaja, thotë, se mësueset e gjeografisë janë më të përshtatshme për lëndën e vizatimit, pasi kanë vizatuar hartat e botës…?!Përgjegjësi i ZA Bulqizë, Kujtim Kërkuti, që “rastësisht” ka gruan mësuese gjeografie në shkollën në fjalë, ka një tjetër shpjegim. Sipas tij, nëse mësuesi është me shkollë të lartë, është automatikisht brenda profilit.Kjo vlen edhe për mësuesit e gjeografisë.
Nga “21 dhjetori” te sheshi “Ataturk”, lagja e “qokave” politike!
Pak nga banorët e zonës së njohur si “21 dhjetori” në Tiranë, e dinë pse e mori këtë emër dhe ca më pak akoma e quajnë sheshi “Qemal Ataturk”, sic e mori emrin në janar 2011.Renaldo ka realizuar intervista me qytetarë të Tiranës, të cilët shprehen në mënyra të ndryshme, qoftë për datën 21 dhjetor, që është ditëlindja e Stalinit, apo edhe për emrin e ri të sheshit të kryeqytetit.
Fitojne gjyqin me bashkine Kamez, por paratë do t’i marrin vitin tjeter!
Donika Buci dhe Flora Ngodheli kanë punuar në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në bashkinë e Tiranës dhe pas shumë vitesh janë hequr nga puna. Të dyja i janë drejtuar gjykatës dhe kanë fituar të drejtën e dëmshpërblimit, Donika me 15 paga dhe Flora me 13 paga.Por problemi është, se nuk po arrijnë të marrin dot paratë e veta.Përmbaruesi Gazmor Guri thotë, se pagesa e zonjave do të planifikohet në buxhetin e vitit 2019 dhe përmbarimi nuk mund të bllokojë llogarinë e pagave apo të energjisë në bashki.Drejtori për mediat në bashki, Artan Dervishi premton dhënien e parave për Donikën dhe Florën në vitin e ardhshëm.