Pa te ardhura e me hekur ne kembe, perjashtohet nga ndihma ekonomike!
Fatime Kadiu jeton e vetme pranë shinave të trenit, në zonën afër burgut. Ajo tregon, se nuk ka asnjë të ardhur dhe e kanë përjashtuar edhe nga skema e ndihmës ekonomike.Në njësinë numër 9 i thanë, se nuk plotëson pikët, për të përfituar ndihmën ekonomike, pasi edhe shtëpinë e ka të banueshme.Fatimja ka hekur në këmbë, por nuk merr as kemp. Ajo rrëfen, se konsumon vetëm një vakt në ditë, madje edhe në këtë rast i falin të afërmit.Punonjësja e njësisë numër 9 Ardjana Neziri, thotë, se zonja Fatime është përjashtuar nga sistemi, ndërsa vizita në banesë kryhet, pasi familjet shpallen përfituese.Deputetja e PD-së, Grida Duma, argumenton, se skema e ndihmës ekonomike është e dështuar dhe jo sociale.
Cmimi i naftes “djeg” Parisin, ne Shqiperi nuk “ia ndjen” njeriu…!
Ditët e fundit Parisi është ndezur nga protestat, për shkak të rritjes së cmimit të naftës në Francë. Por në Shqipëri cmimi gjithashtu është rritur dhe qytetarët nuk ndjehen për shkak të nivelit “më të lartë” të ekonomisë në vendin tonë. Renaldo ka realizuar intervista me humor me banorë të kryeqytetit, për të kuptuar këtë qasje.
Pacientet e dializes pa transport qe nga mesi i tetorit!
Sanije Myftari, nga Elbasani, iu drejtua emisionit “Stop”, pasi ka të shoqin të paralizuar prej 5 vjetësh, ndërsa ka dy vjet, që Emin Myftari trajtohet edhe me dializë.Nga drejtoria e spitalit të Elbasanit, i kanë thënë, se nuk do ta ketë më shërbimin e ambulancës për transport.Por Sanija nuk kërkon para për këtë shërbim, pasi kjo nuk ia zgjidh hallin.Që nga data 15 tetor, shërbimi i ka kaluar qendrës kombëtare të ugjencës, ndërsa urgjenca nuk trajton raste të tilla.Drejtori teknik i spitalit të Elbasanit,Luan Rrapi, deklaron, se kësaj cështjeje, duhet t’i jepet zgjidhje urgjente.