Dy vjet më parë, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi rastin e bujshëm të ish- kreut të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale një qytetareje, që të jepte në favor të saj një çështje që ajo kishte në këtë gjykatë. Një ditë pas transmetimit të këtij skandali, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi një mbledhje urgjente dhe liroi nga detyra gjyqtarin Boçi, duke ngritur dhe grup inspektimi për rastin.
Kjo çështje gjyqësore kaloi fillimisht për hetim në Gjykatën e Krimeve të Rënda, por kjo e fundit shpalli moskompetencë dhe ia kaloi Gjykatës së Fierit për të mos patur konflikt interesi me Gjykatën e Gjirokastrës.
Kështu, prokurorja e Fierit Elida Hoxha, e cila kryente hetimet, e pushoi çështjen në mënyrë flagrante duke bërë që ish-kreu i Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi të dalë i pafajshëm.
Nga ana tjetër prokurorja e Fierit, Elida Hoxha, pushoi çështjen në mënyrë flagrante. Por gjyqtarja, Okleda Liço (Manellari) e prishi këtë vendim, duke kërkuar hetim të thelluar.
Zonja në fjalë, e cila është viktimë e favore seksuale dhe kërcënimit nga ish-kreu i Gjykatës së Lartë, thotë se nuk është thirrur asnjëherë në seancë gjyqësore për t’u dëgjuar pretendimet e saj. Ajo tregon kalvarin e çështjeve gjyqësore, pas pushimit të hetimeve dhe apelimin e këtij vendimi.
“Jo vetëm që nuk më thërriti asnjëherë, nuk e pa të arsyeshme sipas gjykimit të saj, sepse kështu është shprehur dhe në Gjykatë. Unë e kundërshtova vendimin që prokurorja mori vendimin për pushimin e kësaj çështje në Gjykatën e Fierit. I ka rënë disa gjyqtarëve si çështje për të gjykuar, për të cilët unë kam kërkuar përjashtimin e tyre. Haptazi bashkëpunonin dhe mbanin qëndrim të njëanshëm me palën tjetër.
Këto kanë qenë arsyet që unë kam kërkuar përjashtimin dhe të gjyqtarit Piro Sota, të gjyqtares Adelina Zarka e me radhë. Dhe si përfundim u vendos që çështja të gjykohej nga gjyqtarja Matilda Shalla, e cila në një moment të caktuar jashtë çdo lloj procedure ligjore vendosi pushimin e gjykimit të çështjes penale duke u marrë si justifikim një rast në një seancë që unë nuk u paraqita, pasi depozituar në Sekretarinë e Gjykatës së Fierit një fletë-thirrje ku deklaroja dhe vërtetoja se unë në po të njëjtën ditë isha në një gjykim tjetër në Gjirokastër. Pas këtij vendimi që mori gjyqtarja Matilda Shalla, i jam drejtuar Gjykatës së Apelit Vlorë për kundërshtim të këtij vendimi. Me kryesuese znj.Iliba Bezati vendosi prishjen e vendimit nr.22044 datë 26.12.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe kthimin e akteve për vazhdimin e gjykimit në po atë gjykatë me të njëjtin trup gjykues.
Në seancën e parë që u caktua në Gjykatë e Fierit, kërkova përjashtimin e gjyqtares Matilda Shalla, u pranua kërkesa ime pasi dhe vet gjyqtarja dha dorëheqjen dhe u gjykua që çështja të gjykohej nga gjyqtarja Olkeda Liçe (Manellari). Kjo gjyqtare vendosi pranimin e kërkesës, prishjen e vendimit të datës 25.05.2017 i prokurores Elida Hoxha, duke i urdhëruar vazhdimin e hetimeve të mëtejshme në lidhje me detyrat e caktuara. Veprimet hetimore të përfundojnë brenda afatit 60 ditor”.
Ndërkohë, qytetarja e dëmtuar ka shprehur rezerva edhe për KLD-në, që pas më shumë se një viti inspektim, nuk doli me konkluzion zyrtar pasi nuk arriti të provonte dot autenticitetin e zërit të gjyqtarit Guximtar Boçi në audio-regjistrimin ku kërkonte favore seksuale.
“Ata i kanë të gjitha kompetenca, KLD, Gert Hoxha personalisht, në qoftë se vërtet donte të bënte inspektim të detajuar dhe të saktë dhe ligjor dhe të drejtë, i ka të gjitha kompetencat për të bërë vet ekspertizën e zërit, për të vërtetuar që ky punonjës i atij institucioni, siç ishte kryetari i Gjykatës Guximtar Boçi, ishte apo jo i pafajshëm. Për t’i vënë nderin në vend ose për t’i dhënë dënimin që meriton”.
Sërish drejtësia dështoi të bëjë drejtësi për zonjës që iu kërkuan favore seksuale dhe madje u kërcënua nga Guximtar BoSërish drejtësia dështoi të bëjë drejtësi për zonjës që iu kërkuan favore seksuale dhe madje u kërcënua nga Guximtar Boçi. Pas rikthimit të çështjes, prokurorja apeloi vendimin e gjyqtares në Apelin e Vlorës, dhe ky i fundit la në fuqi pushimin e çështjes.
“Atëherë, ankimohet vendimi i gjyqtares Olkeda Liçe (Manellari) nga prokurorja Elida Hoxha gjithashtu dhe nga Sajmir Vishaj, dhe klienti i tij Guximtar Boçi. Gjykohet në Gjykatën e Apelit Vlorë nga treshja e gjyqtarëve me kryesues z.Nazmi Troka. Kjo treshe vendosi ndryshimin e vendimit numër 1379 të datës 25.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, rrëzimin e ankimit, shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkueses.
Çuditërisht, prishjen e vendimit të Gjykatës së Fierit, lënien në fuqi të vendimit të Prokurorisë së Fierit, duke bërë një arsyetim të këtij vendimi prej 18 faqesh kryefund copy-paste çfarë ka thënë Prokuroria në hetimet e veta. Dhe dolën në vendimin që unë as duhet të pyetesha, as duhet të bëj ballafaqimin, as duhej të bëhej ekspertiza e shkrimit që ishte apo jo e z.Guximtar Boçi, as duhej të bëhej ekspertiza e zërit. Çuditërisht vetëm për rastin Boçi nuk duhej të bëhej ekspertiza e zërit, sepse në të gjitha rastet e tjera kur ju intereson dhe kur duan ata, e bëjnë ekspertizën e zërit. Këtu është kapur edhe KLD në ato vendimet e veta që ka nxjerrë. Këtu është kapur edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, edhe Prokuroria e Fierit, këtu kapen edhe gjithë gjyqtarët dhe grupi i tyre që duan këtë çështje ta mbulojnë dhe dhe ta nxjerrin si një bllof.
Meqënëse Guximtar Boçi ka dalë një person i pafajshëm, meqënëse është një viktimë e gjithë kësaj historie se kështu donte ta nxirrte gjyqësori shqiptar, atëherë përse në adresën time vet Guximtar Boçi nuk ka ngritur kallëzim penal? Sepse, nëse ai e bën një gjë të tillë, atëherë unë privatisht do jem e detyruar të bëj ekspertizën e zërit dhe gjithë kleçka është se atyre nuk ju intereson të bëhet ekspertiza e zërit prandaj dhe çdo gjë e kalojnë në heshtje”.
Në të tilla rrethana, kur çështja është pushuar dhe materialet audio të regjistruara janë false, gazetari Saimir Kodra bëri një thirrje: “Përsa kohë keni vërtetuar që ato janë të manipuluara apo janë të sajuara, pres që nesër të më vijë thirrja e gjyqit që unë Saimir Kodra kam sajuar dhe kam manipuluar provat. Po të më thërrasin si të pandehur në shpifje dhe në sajesa sipas tyre, do t’ju kërkoj akt-ekspertimi të zërit, po ata duan ta kalojnë qetësi të gjithën. Por nuk kalon në qetësi”.
Edhe pse ekspertimi i zërit të ish-kreut të Gjykatës Gjirokastër Guximtar Boçi nuk u krye për ta provuar vërtetësinë e audio-përgjimit, emisioni “Stop” u angazhua për ta bërë privatisht ekspertizën e zërit dhe për të provuar të vërtetën. Stop do t’i shkojë me vendosmëri deri në fund kësaj çështje.
Tirana mes protestave dhe debatit politik.
Temperatura në vend u ngrit sot, ndërsa në parlament diskutohej për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe kryeministri Rama foli për ata, që preken nga projekti i Unazës së Re. Nga ana tjetër opozita u mblodh në hotel Tirana, për të denoncuar buxhetin. Jashtë sallës së parlamentit, banorët e zonës së Astirit u përleshën me policinë e për pasojë mbetën të plagosur e përfunduan në spital disa policië dhe protestues.Përpara kryeministrisë protestuan dhjetra studentë, të cilët kërkuan uljen e tarifave për arsimin e lartë.
Burg me “kohë shtesë”, djali kthehet në qeli, ishte llogaritur koha gabim.
Qamile Jaupaj, një qytetare nga Fieri i është drejtuar emisionit “Stop” për një problem me djalin e saj. I biri vuajti dënimin me heqje lirie për një vit e 4 muaj, i gjetur fajtor për vjedhje. Por një muaj e gjysmë, pasi kishte fituar lirinë, e shoqërojnë sërish në birucë, me pretendimin, se përllogaritja e kohës së burgimit, ishte bërë gabim.Tani djali është sërish në qeli edhe për një muaj e 8 ditë të tjera, pasi e njëjta prokurore ka hartuar dy shkresa të ndryshme: e para, që qytetari ka plotësuar dënimin dhe e dyta, që duhet të shlyejë kohë shtesë izolimi.