Para disa javësh 20 vjecari Arshi Hazizaj është pezulluar nga shkolla e mesme tregtare në Vlorë, për thyerje të disiplinës dhe prishje të orës së mësimit. Mësuesja, Velide Llanaj, në orën e së cilës ndodhi incidenti, mblodhi firmat e nxënësve, që u përdorën për pezullimin e Arshiut. Por vetë nxënësit thonë në regjistrim, se firmat i kishin hedhur për praktikat e shkollës, se kush do të shkonte në Tiranë.Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop” në drejtorinë arsimore të Vlorës, komisioni i disiplinës i shkollës u mblodh dhe rrëzoi si të pavlevshme masat disiplinore ndaj Arshi Hazizajt, i cili u ripranua në shkollë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]