STOP – EMISIONI 54 (SEZONI 4) 15 nëntor 2018 Kursimet e jetes i humbin ne banke, denoncimi i qytetarit nga Durresi!

Shyqyri Ismaili nga Durrësi tregon në “Stop” , se në vitin 2000 futi pak para në bankë, kursimet e një jete për ditë të vështirë. Për shkak të shumë fatkeqësive që i ranë mbi shpinë, librezën e kursimit e gjeti vetëm në vitin 2017.Në këtë kohë banka ishte privatizuar dhe kishte marrë emrin BKT.Në degën tek sheshi “Avni Rustemi” i thanë, se nuk është në sistem dhe dokumentat digjen cdo 10 vjet. Në zonën “Qemal Stafa” i thanë, se i djegin dokumentat cdo 7 vjet, ndërsa në Durrës i thanë, se i djegin cdo 4 vjet.Sot në pleqëri, Shyqyri Ismaili endet për 6 milionë e gjysmë lekë të depozituara plot 18 vjet më parë.I pyetur për këtë eksperti Besart Kadia, shpjegon, se nuk ka argument ligjor për humbjen e parave. Kjo nuk justifikohet as me falimentimin e bankës.

Vlore, i shembi bashkia murin, Stop zgjidh problemin e Bashkim Elbasanit!

Në fund të tetorit “Stop” transmetoi rastin e Bashkim Elbasanit nga Vlora,të cilit bashkia i ikishte prishur murin rrethues të shtëpisë në mënyrë të padrejtë.Ai jeton në Francë dhe për këtë cënim ishte njoftuar nga fqinjët.Gazetarja e “Stop” u interesua në bashkinë e Vlorës dhe INUK dhe mori premtimin e zgjidhjes së problemit dhe rikthimit të murit të zotit Elbasani.Pas këmbënguljes së gazetares, cështja u zgjidh dhe Bashkim Elbasani shprehet mirënjohës për rikthimin e pronës së tij në gjendjen e mëparshme.

Ure Vajgurore, lopet me bruceloze, hidhen 540 litra qumesht ne dite!

“Stop” është ndalur në Urë Vajgurore, pasi administratori i një ferme lopësh na ka informuar, se 9 lopë i janë prekur nga bruceloza. Behar Fesko tregon, se para dy muajsh, në 20 shtator, kanë bërë analizat përfaqësues të shërbimit veterinar dhe brenda muajit duhet të eleminoheshin lopët e prekura.Por kjo nuk ka ndodhur, ndaj Behari detyrohet të hedhë 540 litra në ditë, pasi askush nuk e do qumështin e lopëve të tij.Gazetarja e emisionit iu drejtua shërbimit veterinar dhe drejtorit Ilirjan Rama, i cili tha, se ka patur një problem, pasi drejtoritë e bujqësisë janë shkrirë dhe është bërë drejtoria e re.Por për informacion, ai të drejton në AKU. Por as AKU e Beratit dhe as ajo qendrore, nuk japin asnjë shpjegim.

 

 

 

Të Fundit