STOP – EMISIONI 35 (SEZONI 4) 19 tetor 2018 “Stop” marton djalin nga Tirana me shtetasen sllovake

Marin Halka nga Tirana, tregon në “Stop”, si u njoh në Vienë me një vajzë sllovake, me të cilën vendosën të venë kurorë.Por në njësinë numër 1 nxjerrin një problem, që vjen, pasi që nga viti 2005 shteti sllovak ka hequr statusin në certifikatë.Tani duhet, që dokumenti të legalizohet nga konsulli dhe të jetë i vulosur.Gazetarja e “Stop” endet nëpër zyra, në kosullatën sllovake, ministrinë e jashtme dhe gjendjen civile e fund, arrin të shpallë martesën e Marinit, duke shpërndarë edhe llokume sic e do tradita.

Fier, e regjistrojnë gabimisht mashkull, duhet ta zgjidhë në gjykatë

Viron Muhametaj, nga Fieri, ankohet në “Stop” dhe denoncon faktin, se mbesa e tij, Qelibare Muhametaj, në gjendjen civile të qytetit rezulton mashkull.Ai ka vetëm një kërkesë, që vajza të regjistrohet, sic i takon.Punonjësja e gjendjes civile Klodiana Kasemi, thotë, se është bërë një gabim njerëzor në regjistrim, që korrigjohet vetëm duke shkuar në gjykatë. Në një përgjigje zyrtare edhe drejtoria e gjendjes civile në Ministrinë e Brendshme, tregon derën e gjykatës, por nuk shpjegon, se kush paguan për gabimin e saj.

Mokër, varfëria në familjen Cosolli, Stop e fundjava apel për ndihmë

“Stop” është ndalur këtë herë në fshatin Cezmë e Vogël në Mokër, me historinë e trishtë të varfërisë në familjen Cosolli.Anisa, Andi e Marisol janë 3 fëmijët e ciftit, që lufton për mbijetesë. Ata kanë 6 vjet pa ujë e drita, ndërsa muret e shtëpisë mund të bien nga casti në cast, duke i zënë brenda. ‘Stop” e “Fundjava ndryshe” bëjnë apel, për të ndihmuar këtë familje me një shtëpi të re më afër qytetit.

 

Të Fundit