Rrok Vata, në shkurt të këtij viti, iu drejtua komisariatit të Kurbinit, për të aplikuar për armë gjahu.Por pas procedurave, inspektori Gjon Marku, i thotë, se ka një problem në sistem, që do të thotë, se Rroku rezultonte grabitës me armë në banesën e motrës dhe kunatit, Tom Struga.Rrok Vata kujton, se në vitin 2011, motra i telefonon pas mesnate, për ndihmë, pasi po e grabisnin.Ishte ai vetë, që njoftoi policinë e Kurbinit dhe u largua më pas për në punë.Në prokurori, gjykatë dhe drejtorinë e burgjeve, ku u interesua, Vata ishte i pastër, por tani nuk i duhej të merrej më me armën e gjahut, por me problemin e ri.Pas interesimit të gazetares së “Stop” Rrok Vatës, iu hoq problemi dhe mundi të merrte përgjigje pozitive për armën e gjahut.
Të falat e kancelarit austriak dhe dreka e mirë opozitare në Bruksel.
Sot në seancën parlamentare të rradhës, opozita sërish nuk mori pjesë. Pak ditë më parë ishte në Bruksel delegacioni shqiptar, por deputeti socialist Fate Velaj, i ra nga Viena. Ai njoftoi në facebook, se komshiu i tij, kryeministri austriak i përcolli të falat për Edi Ramës. Pas mbërritjes në Bruksel, opozita e kryesuar nga Genc Pollo, braktisi edhe atje seancën, pasi nuk pranoi, që seanca të bashkëdrejtohej nga Taulant Balla. Në këto kushte, fshikullimi i zyrtares europiane, nuk e ka kursyer opozitën shqiptare. Monika Makovej tha, se është e papranueshme, që demokratët vajtën në Bruksel me paratë e shqiptarëve, i futën dhe një drekë të mirë dhe dolën nga seanca e diskutimit për vendin e tyre.
Gjyqtarët e Vlorës shkelin ligjin, thërrasin psikologë pa licensë
Në bazë të ligjit, asnjë person nuk mund të ushtrojë profesionin e psikologut, pa qenë i pajisur me licensë nga Urdhri i Psikologut. Kjo vlen për sektorin publik dhe privat.Por gjyqtarët e Vlorës, Mirela Mishgjoni dhe Arqile Basho, e kanë shpërfillur këtë ligj, duke thirrur dy psikologe pa arsimin përkatës dhe pa licensë, Alda Bice dhe Elisa Tashkollari.Kryetarja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska, ka vënë në dijeni Gjykatën e Vlorës, për këto 2 psikologe, por dy gjyqtarët Mishgjoni e Basho, vazhdojnë t’i thërrasin në cështjet e tyre.Gazetarja e “Stop” ve në dijeni për këtë shkelje, kancelaren Rezarta Taushani dhe kryetarin e gjykatës, Skënder Haluci, të cilët thonë, se i kanë njoftuar gjyqtarët në fjalë, por vendimi është kompetencë dhe përgjegjësi e tyre.