Blerina Ferrollai,denoncon në “Stop”, se e ëma vuan nga zemra prej 14 vjetësh, por mjekja në Sukth nuk i jep medikamentin e quajtur xarelto,edhe pse, atë ia ka rekomanduar edhe kardiologu edhe neurologu në QSUT.Specialistët thonë, se zonja Lavdie Ferrollai duhet të marrë xarelto, por mjekja e familjes Liliana Caushaj, thotë, se nuk e ka në listën e rimbursimit.Gjithë ngërci është tek përcaktimi i diagnozës, defibrilacion arterial kronik apo defibrilacion arterial jo valvular.Për pasojë, zonja duhet t’i drejtohet farmacisë për ta blerë medikamentin, që e mban në jetë me mbi 8 600 lekë të reja.
Të na rrojë cupë e parë…dhe qeveria?!
Me këngët “Fëmija i parë” dhe “Gëzimi i cobanit” nis emisioni i sotëm.Kjo pasi kryeministri Rama njoftoi, se që nga 1 janari 2019 për lindjen e fëmijës së parë të një cifti do të paguhet 400 mijë lekë të vjetra, për të dytin 800 mijë lekë dhe për të tretin 1 milionë e 200 mijë.Edhe në vitin 2000 Rama si kryetar bashkie pati vendosur bonusin 50 mijë lekë për cdo lindje, bonus që më së shumti nuk u dha.
Masat e policisë për drogën në shkolla/Shpresë për familjen në Kashar.
Një ditë më parë, “Stop” transmetoi kameran e fshehtë, ku tregohej, sesi shitej hashashi lirisht në gjimnazet e kryeqytetit.Sot policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë, ku thotë, se janë shtuar kontrollet dhe agjentët pranë shkollave, për të frenuar fenomenin e shitjes së narkotikëve tek nxënësit. Rasti i varfërisë ekstreme të familjes Shima në Kashar, duket se mori zgjidhje të nesërmen e transmetimit të problemit në “Stop”. Biznesmeni Samir Mane dhe Balfin Grup do të ndërtojnë shtëpinë e kësaj familje dhe do ta ndihmojnë atë.