Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë, sesi bëhet tregti me dëshmitë e ish-të përndjekurve politikë.Një qytetar i drejtohet Shoqatës Kombëtare të ish- të burgosurve dhe të persekutuarve politikë të Shqipërisë, për një dëshmi, që do ta përdorë për azil politik jashtë vendit.Pas negociatave fillimisht me rojen, qytetari paguan 200 mijë lekë të vjetra dhe arrin të marrë dëshminë nga funksionari i shoqatës Agron Talo. Ky i fundit thotë, se paratë do t’i ndajë, ndërsa dokumenta të tillë ka lëshuar për në Kanada, Australi, Francë etj.
- +355 67 220 8888
- [email protected]