Zoje Latifaj tregon, sesi i shoqi, Rito Latifaj,humbi jetën i asfiksuar nga gazi, një muaj pasi kishte filluar punë në Kocul tek puset e naftës.Por prokuroria e Vlorës nuk ka nisur hetimet, ndërsa janë hartuar dy raporte mjeko-ligjore, me konkluzione të ndryshme. Eksperti Auron Rexhitaj, i përballur më familjarët e viktimës, pranon, se Rito Latifaj ka humbur jetën nga gazi dhe thotë, se nuk dijeni për raportin, që e klasifikon ngjarjen si aksident.
QSUT, medikamenti i munguar për pacientët e onkologjikut.
Në QSUT gjatë muajit shtator ka munguar medikamenti i quajtur “avastin”.Emisioni “Stop” ka konstatuar mungesën në pavionin onkologjik dhe është interesuar pranë depos farmaceutike në QSUT.Pas ping-pongut në farmaci, depo dhe drejtorinë qendrore të QSUT-së,përgjigja ishte, se avastin nuk ka patur dhe nuk ka, për shkak të dështimit të tenderit.Por pak ditë pas këmbënguljes sonë, u sigurua ilaci i domosdoshëm.
Vlorë, blen motorr, por drejtoria e targave e sorollat për dokumentat.
Daniel Sulaj nga Vlora tregon, se bleu një motorr dhe i vuri targat, konform rregullave. Më pas bleu dhe 30 të tjerë, dy prej të cilëve u bënë me targa, por të tjerët jo. Në dokumenta mjetet rezultojnë me një sedilje, ndërsa në realitet kanë dy. Ky të paktën është shpjegimi i drejtorit të targave në Vlorë Andrea Cirja. Pasi lidhet në telefon me drejtorin e teknikës në drejtorinë qendrore në Tiranë, ky i fundit, thotë, se do të respektohen dokumentat e origjinës.