Çapajev Zëra, ish-kryetari i Bashkisë së Sarandës në vitet 1996-2000, tregoi për emisionin “Stop” odisenë që po kalon prej vitesh me Bashkinë dhe Kryetaren Florjana Koka.
“Pas një kalvari gati 5-vjeçar, u detyrova që të përdor shtypin për ta bërë të njohur problemin dhe që të shërbejë si precedent për të tjerët. Unë mendoj se çdo pushtet ka një sfidë me drejtësinë dhe sfida është raporti i këtij pushteti me drejtësinë. Domethënë si i trajton kundërshtarët politikë. Unë në këtë rast jam kundërshtari politik dhe nuk e them për manipulacion politik, por bazuar në fakte juridike”, u shpreh Zëra.
Në vitin 2010, ai aplikoi pranë Bashkisë Sarandë për një pallat 7-katësh, e cila aprovoi vetëm 5 kate. Pas aplikimit të dytë për 2 katet, iu aprovua dhe pagoi rreth 8 milionë lekë, duke pritur vetëm zbardhjen e lejes.
Por Bashkia e Sarandës i tejkaloi të gjitha afatet kohore për këtë zbardhje, ndaj dhe ish-kryetari u detyrua t’i drejtohet gjykatës. Gjykata e Apelit Sarandë, nëpërmjet vendimit të formës së prerë, detyroi Bashkinë të zbardhte lejen e dy kateve, por kjo e fundit nuk e bëri asnjëherë.
Kjo situatë nuk ka mundur dot të gjejë zgjidhje as nga përmbaruesi shtetëror e as ai privat, pasi gjithçka ngeli në kuadrin burokratik. Ish-kryetari i Bashkisë Sarandë theksoi: “Thelbi është që duke qenë një ish-kryetar bashkie, vuaj sot si pasojë e kësaj, një diskriminim politik! Nuk ka asnjë arsye tjetër që një vendim gjykate të mos zbatohet!”
Pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme me kryetaren e Bashkisë, Florjana Kokën, ende nuk është bërë asgjë. Çapajev Zëra tregoi se kjo çështje i ka shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm ekonomik, pasi ka marrë kredi për ndërtimin e dy kateve.
“Tani jam në shkallën e tretë dhe siç e shoh gjendjen, do të vazhdoj të bëj gjyqe me këta përsa kohë të jem gjallë! Jam në rrugë të drejtë, por e devijojnë të tjerët, e bëjnë të shtrembër”, u shpreh i shqetësuar denoncuesi.
Ndaj këtë herë u detyrua t’i drejtohej Prokurorisë Sarandë, për të kallëzuar Bashkinë e këtij qyteti për moszbatimin e vendimeve të formës së prerë të gjyqësorit.
Prokurori i çështjes, Sali Hasa e ka pushuar çështjen, por i pyetur nga gazetari i emisionit “Stop” se përse e ka bërë, ai nuk mundi as ta argumentojë arsyen.
Gazetari – Doja të të pyesja në lidhje me një problematikë që ka mbërritur në emisionin tonë, në lidhje me një zbardhje të një leje që ka ish-kryetari i Bashkisë, z. Çapajev Zëra me Bashkinë e Sarandës. Ka ardhur si çështje këtu te ju dhe është pushuar. Një vendim i formës së prerë…
Prokurori Sali Hasa – Kjo është pushuar. Pengimi i ekzekutimit të vendimit nga përmbaruesi gjyqësor.
Gazetari – Po!
Prokurori Sali Hasa – Sikur përmbaruesi gjyqësor është penguar për ekzekutimin e vendimit.
Gazetari – Po është penguar se nuk po e ekzekutojnë ata… isha dhe unë dhe…
Prokurori Sali Hasa – Kush?
Gazetari – Bashkia. Prevalon vendimi i formës së prerë edhe mbi vendimin e qeverisë?
Prokurori Sali Hasa – Vendimi i gjykatës?
Gazetari – Po!
Prokurori Sali Hasa – Normalisht!
Gazetari – Po si është pushuar?
Prokurori Sali Hasa – E, tashi…
Si të mos mjaftonte kjo, Bashkia Sarandë funksionon me dy standarde. Sipas gazetarit të emisionit “Stop”, kjo Bashki është me interesa klienteliste, duke e faktuar me një pallat tjetër 7-katësh të ndodhur vetëm 10 metra larg atij të zotit Zëra. Ky pallat është ish-drejtori i Urbanistikës, Spiro Kostës, të cilit i është zbardhur leja nga Bashkia e Sarandës pa asnjë lloj problemi.
Kaosi parlamentar, Rama dëgjoi Renaldon, pasi i tha: u enjtsh në by..ë”!
Seanca e sotme parlamentare përsëriti të njejtin bllokim nga ana e opozitës, pasi kreu demokrat nuk pranoi të lëshojë foltoren. Por valët e celularëve ishin bllokuar, ndaj Basha nuk transmetoi si cdo javë në facebook. Në fakt kjo ishte dhe këshilla e Renaldos së “Stop” për Ramën, që shkaktoi reagimin e tij të famshëm “u enjtsh në by..ë”! Prej javësh askush nuk di mbi përmbajtjen e projekt-ligjeve, që miratohen në kuvend, për shkak të kaosit, bllokimit dhe mungesës së debatit.
Korrupsioni flagrant në ZA Gramsh dhe implikimi i kryebashkiakes Dollani.
Në mnyrë të përsëritur emisioni “Stop” ka folur për cerdhen e korrupsionit, në të cilën është kthyer ZA e Gramshit. Si të mos mjaftonte kjo, pjesë e korrupsionit është bërë në mënyrë flagrante dhe kryetarja e bashkisë Luljeta Dollani, e cila i premtoi mësueses denoncuese, se po të mos hapte gojë, do ta “tereziste”. “Stop” kujton shkeljet flagrante të kryebashkiakes, ato të drejtësisë Elbasan dhe daljen jashtë funksionit të portalit të reklamuar “mësues për Shqipërinë”.