Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Holandës, ku është ndalur në kompaninë Bavaria, një biznes 300-vjeçar që është i njohur me 70 produktet e tij në të gjithë botën.
“Mirë se erdhët në kompaninë tonë. Ne kemi një traditë që sa herë na vijnë të ftuar, vendosim flamurin kombëtar. Mirë se erdhët nga Shqipëria”, u shpreh Gijs Swinkles.
Kompania holandeze është gjithashtu prezente në Shqipëri prej 13 vitesh me pijen e njohur energjike ndërkombëtare “B52”. Piter Swinkles tregoi se shija e kësaj pije është e njëjta prej 50 vitesh. Por në vitin 2008, kompania maqedonase “Niniko” falsifikoi pijen energjike “B52” dhe e regjistroi edhe në shtetin shqiptar. Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave nuk e bllokoi këtë kompani dhe vijoi shitja e të dy produkteve me të njëjtin emërtim.
Por në vitin 2013, shoqëria “Arseni” që kishte blerë të drejtën e prodhimit të markës nga kompania “Niniko”, hapi një proces gjyqësor, me pretendimin se kompania holandeze e ka regjistruar pijen energjike “B52” një muaj pas regjistrimit të saj nga kompania maqedonase. Kjo shoqëri paditi kompaninë holandeze dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave, duke kërkuar shfuqizimin dhe çregjistrimin e mbrojtjes së markës “B52” me pronar “Bavaria”.
Ndaj kjo e fundit u detyrua ta çdoganojë dhe ta tregtojë këtë pije energjike vetëm në Shqipëri me një tjetër emërtim “8S2”. Për këtë, avokatja e kompanisë Bavaria, Willianne Sleegers u shpreh e shokuar për atë që ka ndodhur me gjykimin në Shqipëri.
“Gjatë këtyre viteve kemi patur konflikte me markën e pijes energjike ‘B52’, por me kalimin e kohës ne fituam mbi problemet. Tani në të gjitha vendet kemi një pozicion të mirë të markës ‘B52’, fatkeqësisht jo në Shqipëri. Arsyeja është që aplikimi ynë për regjistrimin e markës ‘B52′” në Shqipëri është bërë rreth një muaj pas kundërshtarit tonë”, tha avokatja Sleegers.
Ajo rrëfeu se pas përballjeve të shumta gjyqësore, kompania holandeze fitoi të drejtën e njohjes dhe tregtimit në të gjitha vendet e Europës dhe rajonit, përveçse në Shqipëri. Avokatja e kompanisë holandeze theksoi se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të japë një vendim të drejtë, hapi tjetër do të jetë Strasburgu.
Ndërsa në Maqedoni, pas kalvarit të gjatë gjyqësor, kompania holandeze fitoi si e vetmja kompani që ka eksluzivitetin dhe tregtimin si prodhuesja e vetme në të gjithë botën e pijes energjike “B52”. Autoritet serbe kanë konfiskuar dhe asgjësuar një sasi të konsiderueshme të pijeve energjike “B52” të kompanisë maqedonase, si një markë e paautorizuar për këtë prodhim.
Emisioni “Stop” ka verifikuar tregun në 5 vende të rajonit tonë, siç janë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina e Greqia dhe rezultoi se tregtojnë pijen holandeze B52.
Në një reagim të fortë, ambasada holandeze në Tiranë u shpreh e indinjuar për atë që ka ndodhur vetëm në Shqipëri me kompaninë holandeze.
“Ne na vjen keq që deri tani situata nuk është përmirësuar. Ambasada do të vazhdojë të sjellë problemet me të cilat kjo kompani holandeze përballet në Shqipëri në vëmendjen e autoriteteve kompetente. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të bëjë çfarë është në autoritetin e saj për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri në përgjithësi, si dhe të adresojë probleme specifike, si ato me të cilat përballet ky partner tregtar i huaj taksapagues në Shqipëri”, thuhet në përgjigjen e tyre zyrtare.
Po ashtu theksoi se vendimi përfundimtar i gjyqësorit për këtë çështje do të monitorohet nga ana e ambasadës, e cila ka vënë në dijeni për këtë shqetësim edhe qeverinë shqiptare.
Vjedhja e motorrit te Tregu Cam, Prokuroria dosja fle në prokurori.
Altini, një qytetar nga Tirana, tregon në “Stop”, sesi i vodhën motorrin në zonën e tregut cam.Ai bëri menjëherë denoncim pranë komisariatit numër 3 në kryeqytet, por nuk u vu kurrë në dijeni,për atë që kishte ndodhur apo ecurinë e hetimeve.”Stop” ka rindërtuar ngjarjen dhe ka mësuar, se Komisariati numër 3 ia ka referuar cështjen Prokurorisë së Tiranës,por kjo e fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.
Reagimi i fortë i ambasadës holandeze për padrejtësitë ndaj B52.
Emisioni “Stop” ka verifikuar tregun në 5 vende të rajonit tonë dhe Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Greqia tregtojnë pijen holandeze B52. Në një reagim të fortë, ambasada holandeze në Tiranë, shprehet e indinjuar për atë që ka ndodhur vetëm në Shqipëri me kompaninë holandeze dhe thotë, se mënyra sesi gjyqësori do të vendosë përfundimisht këtë cështje, do të monirohet nga ana e ambasadës, e cila ka vënë në dijeni për këtë shqetësim, edhe qeverinë shqiptare.