STOP – 9 Shkurt 2018 EMISIONI 115 (SEZONI 3)

Hitparade i absurdit shqiptar.

Një bot i ngarkuar ecën në rrugë, duke u lëkundur nga ngarkesa, duke vënë në rrezik jetët e atyre, që udhtojnë afër. E njejta skenë me një kamion.Një makinë nxjerr tym si fabrikë, e po kështu depozitat në Porto Romano.Spitali i Elbasanit nuk ka ujë dhe ambietet nuk kanë kushte higjeno-sanitare. Këto dhe të tjera shfaqen në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Familja Merra mes varfërisë e fatkeqësisë, Stop dhe Fundjava i ofrojnë ndihmë.

“Stop” dhe “Fundjava ndryshe” udhëtojnë në Urxallë të Burrelit në familjen Merra, që jeton mes varfërisë dhe fatkeqësisë.3 anëtarë të kësaj familjeje vuajnë prapambetjen mendore dhe jetojnë të gjithë me 290 mijë lekë të vjetra në muaj.Gazetarja e emisionit interesohet për kemp për familjarët, ndërsa Fundjava ndryshe i siguron ushqimet për një vit e po kështu mobilim e orendi elektroshtëpiake.

Vlorë, kancelarja e Apelit jep dorazi vendimin, bllokohet hipoteka e pronës.

Valdete Xhaferi nga Vlora, tregon, se ka fituar një gjyq në Apel për cështje pronësie, por nuk e hipotekon dot, se hipoteka i kërkon urdhër ekzekutimi.Por kancelarja e Gjykatës pretendon, se ia ka dhënë dorazi bashëkshortit Memli Xhaferi, pasi e njeh personalisht, ngaqë punon polic.Në këto kushte bëhet debat, por kancelarja nuk jep zgjidhje, duke i mbajtur kështu të bllokuar pronën familjes Xhaferi.

 

Të Fundit