Kryemadhi: Zoti është me opozitën, Veliaj mbjell pemë në tv.
Një ditë para protestës së 27 janarit, Monika Kryemadhi u shpreh, se në të marrin pjesë jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët e martuar me shqiptare. Sipas saj, Zoti është me opozitën.Prej shumë javësh kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është angazhuar personalisht në fushatën e mbjelljes së pemëve, duke ftuar për këtë edhe artistë e personalitete. Duke ndjekur aktivitetet e kryebashkiakut, të krijohet ideja, se pemët po mbillen në ekranet e televizorit.Edhe pas denoncimit të “Stop”, KPP nuk ka dhënë ende një përgjigje për tenderin e mirëmbajtjes së regjistrit civil. Procedura u pezullua, pasi firma fituese “soft & solution” rezultoi me probleme me drejtësinë, pas dështimit me sistemin e byzylykëve për gjurmimin e të burgosurve.Për pasojë sot sitetmi i hipotekës nuk ka punuar për qytetarët.
Gabimi i hipotekës Shkodër, kërkon firmën e komshiut për ta zgjidhur!!!
“Stop” ka udhëtuar drejt Shkodrës, për një problem të qytetarit Agim Nabolli.Megjithëse prej një viti ka shlyer kredinë për shtëpinë ku jeton prej viti ’89, ai thotë, se nuk po mundet ta hipotekojë pronën. Në hipotekë i thonë, se për shkak të një gabimi të tyre, duhet të shkojë në gjyq, ose t’i marrë firmën komshiut.Gazetarja takon fqinjën e Agim Nabollit, e cila thotë, se nuk ka asnjë problem me të, por nuk e kupton, se cfarë bëhet fjalë.Kryeregjistruesi i Shkodrës, Zamir Leka, pranon gabimin dhe nis vetë procedurën 45 ditore për hipotekimin e shtëpisë së zotit Agim Nabolli.
Banon në Belgjikë e i dhunohet prona në Tiranë, policia bën sehir.
Kadri Bajaziti denoncon në “Stop” dhunimin, që i është bërë banesës së tij në Tiranë, pasi ai vetë jeton prej vitesh në Belgjikë.Ai thotë, se një ditë e njoftuan të afërmit,se po i dhunohej prona, për shkak të një ndërtimi mbi apartamentin e tij.Duke gjetur shtëpinë të dëmtuar, Kadriu bëri kallzim në komisariatin numër 2 në kryeqytet, por megjithë dëmet e dukshme, asgjë masë nuk është marrë dhe punimet vazhdojnë…?!