STOP – EMISIONI 59 (SEZONI 3)

Si Magelani rreth urës së rrugës “Sami Frashëri”.
Në kryqëzimin e rrugës “Sami Frashëri” pranë drejtorisë së policisë Tiranë, është një kalvar i vërtetë, për të kaluar nga një trotuar në tjetrin.Deri në fund të troturareve janë vendosur kangjella, dhe për të mbërritur në destinacion, duhet të bësh akrobaci. Gazetarja bën disa prova, sesi mund të kalojë dhe realizon intervista me qytetarët për këtë problem.Më pas ndalemi në njësitë administrative numër 8 dhe 9 ose sic njihet tek ish-Zëri i Popullit. Në këto zyra, që duhet të orfrohen shërbime për qytetarët, shkallët janë në gjendje të mjerë, e për më tepër janë edhe xhamat të thyer, që rrezikojnë shëndetin e kalimtarëve.Specialisti i urbanistikës thotë, se i është bërë kërkesa për rinkonstruksion bashkisë, por po pritet buxheti për vitin 2018, ose në janar të vitit të ardhshëm.

Bastar Murrizë, shkolla e re 7 vjet bosh, mësimi bëhet në magazinë.
Shkolla 9 vjecare e Bastar-Murrizë, është vetëm 19 km nga Tirana, por grupit të xhirimit të “Stop” iu desh më shumë se dy orë për të mbërritur atje.Por vec rrugës, një tjetër arsye na ka sjellë këtu. Që nga viti 2010 e deri tani mësues e nxënës e zhvillojnë procesin mësimor në një magazinë mallarash, që cfarë bie jashtë, e fut brenda.Në magazinën, e improvizuar si shkollë, ka 4 klasa e 40 nxënës.Klasat janë në gjendje të mjerueshmë, ndërsa për tualetet, kanë ndarë zonat me konsensus.Si për ironi, shkolla e re ka 7 vjet që është ndërtuar dhe duket se është e pajisur me cdo gjë. Por ende askush nuk ka hyrë në të.Drejtoresha e shkollës Sadete Duka thotë, se vonesa në përdorimin e shkollës së re, ka ardhur, pasi nuk është vënë sistemi hidraulik, elektrik dhe kanalizimet e ujrave të zeza.Eglantina Metani, drejtoreshë e DAR Tiranë, thotë, se shqetësimi i ka kaluar për zgjidhje bashkisë së Tiranës.Ndërsa Liman Keta, përgjegjës i shërbimeve në njësinë administrative thotë, se brenda dy javësh do të zgjidhet gjithcka. Por ka kaluar një muaj dhe situata është e njejtë…?!

Ndihma dhe solidaritet në “Stop”për dy familje.
“Stop” rikthehet në familjen Zaimi në Zhelizhan të Lushnjes, pasi kontribuoi për ndërtimin e një shtëpie të re për këtë familje, në kushte të vështira ekonomike.Këtë herë, qytetari Muhamed Shehi është ofruar të mbështesë të gjithë rrjetin elektrik të kësaj ndërtese.Më pas ndalemi me të tjera kontribute në familjen Bicaku në Thanasaj të Lushnjes.

Të Fundit