STOP – EMISIONI 39 (SEZONI 3)

Terminali i Qytetit Studenti, tualetet u kycën pas përurimit.
Pak kohë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përuroi terminalin e ri jugor në Qytetin Studenti.Veliaj deklaroi, se ky terminal plotëson cdo kriter dhe autobusët kanë vendqendrimet e tyre të përcaktuara me orare e gjithcka. Ndër të mirat e krijesës më të re të Veliajt, u nënvizuan edhe tualetet funksionalë. Por në redakisnë e “Stop” kanë mbërritur ankesa, se tualetet u hapën vetëm për ditën e përurimit dhe nuk funksionuan kurrë.Shoferë dhe pasagjerë, shprehen, se detyrohen të kryejnë nevojat nëpër cepa, ose të shpejtojnë drejt lokalit më të afërt…?!

Shkolla e Paskuqanit 6 vjet pa energji, “Stop” zgjidh problemin me OSHEE-në.
Shkolla 9-vjecare “Dom Nikollë Kacorri” në Paskuqan, është ndërtuar në vitin 2011, por qysh atëherë e deri sot, ka plot 6 vjet, që sistemi elektrik nuk ka punuar asnjë ditë.Mësues e nxënës ankohen, dukë thënë, se mësimi në këto kushte, është mision i pamundur.Si të mos mjaftonin dritat, shkolla është katandisur edhe pa xhama dhe era hyn nga të gjitha anët.Drejtori i shkollës, Ali Sida thotë, se për këtë situatë ka komunikuar me bashkinë e Kamzës, e cila fajëson kompaninë e ndërtimit dhe ish-komunën Paskuqan, që e ka marrë në dorëzim.tani shkresa për lidhjen me energji elektrike ka vajtur në zyrat qendrore të OSHEE-së dhe këmbënguljes së “Stop” ky institucion premton, të bëjë me drita shkollën e Paskuqanit.

Mbështetje dhe solidaritet për të pamundurit në “Stop”.
Në pjesën e tretë të emisionit transmetohen raste të mbështetjes dhe solidaritet për familjet e pamundura. Kështu një numër qytetarësh kanë kontribuar për familjen Bicaku, rasti i së cilës u shfaq pak kohë më parë në program.Më pas “Stop” dhe shoqata e Motorristëve të krishterë i dhurojnë krevat ortopedik zotit Arben Isufaj, që i ishte drejtuar emisionit tonë për shkak të së ëmës së paralizuar 75 vjecare.

Të Fundit