STOP – EMISIONI 6 (SEZONI 3)

Parlamenti i ri dhe e munguara e madhe…Joleza Koka.
Këto ditë nisi punimet parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.Njëlloj si në ditën e parë të shkollës, deputetët ishin veshur me kujdes e shfaqnin emocionet e fillimit të rrugëtimit.Gazetarët e “Stop” kanë realizuar intervista me humor me të zgjedhurit e rinj. Por ra në sy, se kësaj buqete i mungon një nga figurat e “përndritura” të socialistëve të rinj, ish-kryetarja e Fresh, Joleza Koka. Në fakt në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, ku Joleza punoi për disa vjet, thonë, se ajo nuk u shfaq kurrë në Ministri, ku vetëm merrte pagën mujore.

(Pa)siguria ushqimore, “vrasësi” ynë i përditshëm.
Në fund të gushtit, një raport i KLSH-së nxorri në pah, se AKU nuk kontrollonte dot 1/3 e pordukteve, që hyjnë në Shqipëri e tregtohen në supermarkete e dyqane. Kamera e fshehtë e “Stop” monitoroi për disa ditë mënyrën e tregtimit të produkteve, që kërkojnë kushte frigoriferike. Kosi dhe produkte të tjera mbaheshin në tokë e jashtë frigoriferëve. Qytetarja pyet, se përse mbahen në këto kushte, prodhime që duhet të ishin në friogorifer. Përgjigja më e shpeshtë ishte, se bëhej fjalë për produkte, që sapo kishin mbërritur. Më pas ndalemi në fabrikën e recelit dhe konservave “Osumi”. Kushtet e punës me produkte ushqimore dhe niveli i higjenës të lenë pa fjalë.

Mësuesja “heroina jonë” praktikon në klasë kala dibrance.
Dje ishte dita e parë e shkollës dhe kryeministri Rama gjeti rastin të flasë në parlament edhe për këtë cështje. Rama tha, se mësuesit duhet të jenë heronjtë tanë. Në këtë kuadër “Stop” shfaq një video, ku mësuesja Arta Shehu, është filmuar, teska luan në klasë lojën e vjetër kala dibrance. Kejsi, vogëlushja me aftësi të vecanta, që nuk regjistrohej nga drejtori i shkollës “Luigj Gurakuqi”, nisi vitin shkollor si cdo fëmijë tjetër. “Stop” zgjidhi problemin dhe ishte aty në ditën e parë të shkollës për Kejsin.

Të Fundit