STOP – EMISIONI 202 (SEZONI 2)

Dy gëzime në një ditë?! Basha e PS kremtojnë ditëlindjet.
Partia Socialiste dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha festuan sot ditëlindjen në të njetjën ditë. Basha mbushi plot 43 pranvera dhe dita e tij e shënuar, përkon me ditën e lindjes së PS-së.Një skenë romantike, që të kujton filmin e famshëm “Titaniku”, u përjetua në studiot e TV Klan, në emisionin “Zonë e lirë”, mes Arian Canit dhe kryeministrit Edi Rama.Më pas intervistat e Renaldos,këtë herë kanë si objekt flamurin e Rilindjes, që ka marrë nuanca blu, si për të simbolizuar dashurinë e re PS-PD.

Kryebashkiakja e Patosit Balilaj mbi gjykatën, përvetëson tokën e ish-pronarëve.
Bibika Kokalari, tregon në “Stop”, se ka trashëguar një pronë 34 hektarë në Visok të Fierit, nga ana e të shoqit.Pas kalvarit gjyqësor, të gjitha shkallët, nxjerrin Kokalarët pronarë të kësaj toke dhe në vitin 2006 toka regjistrohet edhe në hipotekë. Gjyqet rinisën dhe një nga specalistët e zonës, Mesin Balilaj, që është dhe bashkëshorti i kryebashkiakes së Patosit Rajmonda Balilaj, i kërkon Prefekturës Fier, shfuqizimin e akteve të marrjes së pronës për familjen Kokalari.Madje vetë qytetarja e parë e Patosit, pranon, që ajo vjel prej kohësh lajthitë, me vlerë 70 milionë lekë në vit, që prodhon kjo pronë. E pyetur për vendimet e gjyqësorit, Balilaj thotë, se janë ta padrejtë…?!

Skandali i Bankës, jep pa prokurim projektin 18 milionë euro të Hotel Dajtit.
Banka e Shqipërisë është përfshirë në një skandal, duke dhënë pa procedurë tenderimi dhe pa transparencë, projektin e rikonstruksionit të ish-Hotel Dajtit, i blerë nga Banka, për nevojat e saj. Si të mos mjaftonte kjo, kostoja është dyfishuar dhe ka kapur shifrën e 18 milionë eurove.Zef Preci thotë për emisionin “Stop”, se duhej ndjekur procedura standarde e prokurimit, sic ndodh për cdo ministri dhe institucion shtetëror. KLSH, thotë Preci, disa herë i ka sugjeruar Bankës, të zbatojë ligjin e prokurimit.

Të Fundit