Fotot e rralla të Fatmir Xhafës, bashkia e Mziut nuk jep kempin.
Ditët e fundit është publikuar lajmi, se kompania Bankers Petrolium ka bërë evazion fiskal në Shqipëri në vlerën e miliona dollarëve. Ambasadori amerikan Donald Lu tha, se pret nga ministri i ri i brendshëm Fatmir Xhafa të luftojë bandat e drogës, pa pritur më parë dekretimin nga presidenti të pasardhësit të Saimir Tahirit. “Stop” sjell fotot e rralla të rinisë së hershme të Xhafës, në krah të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë e funksionarëve të tjerë të komunizmit.Bashkia e Kamzës ka bllokuar dhënien e kempit për invalidët e njësive administrative Babrru dhe Paskuqan, për moshlyerje të taksave.Por kjo kategori përjashtohet me ligj nga taksat vendore.
“Rilindja” e dëshiruar e mjekësisë, raporte pune pa vizite mjekësore.
Nga dhoma e mjekut Adrian Mallkja del një qen.Në dispancerinë e mushkërive mund të marrësh një raport mjekësor pune, që tregon, se je në rregull nga mushkëritë, pa iu nënshtruar kurrë vizitës. E njëjta gjë ndodh në Qytetin Studenti. Edhe pse, duhet të të vizitojnë për sëmundje ngjitëse, para se të hysh në konvikt, kjo nuk ndodh në asnjë rast. Mjekët thjesht plotësojnë formularët kundrejt pagesës prej 2 000 lekësh të vjetra, pavarësisht se gjendja jote shëndetësore mund të kthehet në rrezik për epidemi dhe shëndetin e shumë personave të tjerë. Gjithcka në emër të “rilindjes” së shëndetësisë…?!
Kronikë më e zgjeruar:
Emisioni “STOP” solli këtë të enjte për të gjithë teleshikuesit e Televizionit Klan mënyrën sesi mund të marrësh një raport mjekësor pa u vizituar fare. Kjo ndodh në Dispancerinë e Mushkërive ku mund të marrësh një raport mjekësor pune, që tregon, se je në rregull nga mushkëritë, pa iu nënshtruar kurrë vizitës. Nëpërmjet kamerës së fshehtë emisioni “STOP” nxjerr në pah të gjithë procedurën e marrjes së raportit mjekësor.
Qytetarja – Përshëndetje! Si jeni?
Qytetarja – Kam ardhur të bëj një skopi të mushkërive.
Recepsionistja – Ke rekomandimin, kartën e shëndetit?
Qytetarja – Po! E kam kartën e shëndetit.
Recepsionistja – Rekomandimin e mjekut?
Qytetarja – Jo, më duhet për punë.
Recepsionistja – Po duhet rekomandimi i mjekut, se është me faturë, kur s’ka rekomandimin.
Qytetarja – Është më faturë?
Recepsionistja – Pa rekomandim është 5 000 lekë (të vjetra).
Qytetarja – Pa rekomandim është 5 000 lekë.
Qytetarja – Përshëndetje! Unë sa kam filluar punë, edhe më kërkojnë këtë skopinë e mushkërive. Po nuk e di, si funksionon edhe prandaj erdha të pyes njëherë.
Mjekja – Tek mjeku i familjes, do marrësh rekomandim, për të gjitha analizat, çfarë të duhet.
Qytetarja – I kam bërë këto të tjerat unë, por erdha të pyes njëherë për këtë skopinë, po s’dua ta bëj të fus rreze.
Mjekja – S’do ta bësh. Do shkosh të presësh një faturë 5 000 lekë atje (tek recepsioni), se s’ke as rekomandim tek mjeku i familjes.
Qytetarja – Jo, nuk kam.
Mjekja – Një faturë 5 000 lekë tek informacioni, pastaj do vish.
Qytetarja – Dhe të vij ta bëj këtu? Ok? Pa futur kështu rreze, se ato i kam tmerr. Ok! Mirë faleminderit! Ja po vij, sa të pres faturën.
Qytetarja – Më fal, ku ta pres këtë faturën? Këtu?
Recepsionistja – A shkove tek doktori ti?
Qytetarja – Po! Më tha, prit faturë. 5 000 lekë (të vjetra).
Recepsionistja – 5 000 lekë.
Qytetarja – Se s’kam as rekomandim, asnjë gjë.
Recepsionistja – Emrin?
Qytetarja – xxx
Recepsionistja – E kishe për punë ti?
Qytetarja – Po!
Recepsionistja – A i pranon të vogla (lekët e kusurit)?
Qytetarja – S’ka gjë, lekë të jenë. Faleminderit!
Qytetarja – Unë e bëra atë pagesën. Duhet gjë tjetër?
Mjekja– Jo! Po ke ndonjë shqetësim kështu?
Qytetarja – Jo. As cigare s’pi, as…
Mjekja – Ndonjë të sëmurë me turbekuloz?
Qytetarja – Në shtëpi?
Mjekja– Po.
Qytetarja – Jo! Pse po të kesh këto simptoma, ndonjë nga këto duhet bërë?
Qytetarja – Po.
Mjekja – I ke këto ti?
Qytetarja – Jo, jo! Pyeta për kuriozitet, jo se…
Mjekja – Emri i babait?
Qytetarja – …….
Mjekja – Ditëlindja jote?
Qytetarja – Kështu nuk është, se të nxjerrin ndonjë problem fakti, që s’e ke bërë apo…?
Mjekja – Nëqoftëse s’ke këto shqetësime, je normal.
Qytetarja – Jo, jo! Nuk i kam.
Mjekja – Futu, bëje, po deshe!
Qytetarja – Jo, jo! Se s’dua të fus aparatura me rreze.
Mjekja – Kopjen tjetër mbaje ti!
Qytetarja – Të kësaj.
Mjekja – Ja dhe njërën? Njërën e ka ajo.
Qytetarja – Jemi në rregull. Faleminderit! Mirupafshim.
E njëjta gjë ndodh edhe në Qytetin Studenti. Edhe pse duhet të të vizitojnë për sëmundje ngjitëse, para se të hysh në konvikt, kjo nuk ndodh në asnjë rast. Mjekët thjesht plotësojnë formularët kundrejt pagesës prej 2 000 lekësh të vjetra, pavarësisht se gjendja jote shëndetësore mund të kthehet në rrezik për epidemi dhe shëndetin e shumë personave të tjerë. Gjithçka në emër të “Rilindjes” së shëndetësisë.
Studentja – Mirmëngjesi. Erdha për raport mjeko-ligjor.
Doktori – Për çfarë?
Studentja – Jam tek godina xxx .
Doktori – Ti do? Çfarë fakulteti je?
Studentja – Jam tek xxxxxxx.
Doktori – Tani, ti je godina?
Studentja – xxx.
Doktori – Je futur në godinë?
Studentja – Po, po.
Doktori – Ndonjë sëmundje, ndonjë gjë ke? Vuan?
Studentja – Nuk e di.
Doktori – Ndonjë sëmundje kronike, xxx?
Studentja – Nuk e di.
Doktori – Ti e di, ke apo s’ke. O ke, o s’ke? Sëmundje epilepsie, asmë bronkiale, kështu gjërash.
Studentja – Përderisa s’jam vizituar, nuk e di.
Doktori – Domethënë që s’ke. Po nuk ke, moj.
Studentja – Nuk e di. Pse s’bëhen vizita këtu?
Doktori – Po si s’bëhen vizita, o xxx?! Njeriu të pyet një njeri, që ka një sëmundje kronike, kur unë jam me epilepsi, unë vuaj me azëm bronkiale. Ti s’vuan?
Studentja – Por që unë nuk jam vizituar dhe nuk e di vuaj apo s’vuaj.
Doktori – Po si moj s’e di? Shiko, njeriu që ka azëm bronkiale përdor pompë.
Studentja – Jo nuk përdor.
Doktori – Po pra atë po të them unë. S’ke.
Mjeku plotëson raportin
Doktori – Dymijë lekë të vjetra.
Studentja – Këtu edhe pa vizitë, edhe dymijë lekë?
Doktori – XXX si të duash. Shko merre tek Rrethi (qyteti) yt. Po deshe mos e merr. Shkoni merreni tek Rrethi. Ne po ju bëjmë favor. Merre edhe këtë (pasaportën).
Studentja – Po çfarë është ky favori kështu?
Doktori – Shko lexoje. Aty e ke të nxjerrë, në korridor.
Studentja – Ok!
Doktori – Të lutem! Jo merre, merre, je e paqartë. Nuk ta jap. Qartësohu! Kur të qartësohesh merr raportin. Dakord? Je e paqartë! Merre, merre, s’ka problem fare!
Studentja – Mua pse s’ma bëni vizitën?
Doktori – Nuk ju bëjmë vizitë, thashë edhe një herë, nuk ju bëjmë vizitë.
Studentja – Po ku e kuptoni ju, nëqoftëse ka sëmundje ngjitëse apo jo?
Doktori – Si?
Studentja – Aty thjesht bëhen këto letrat, për efekt dokumentacioni.
Doktori – Po.
Studentja – Edhe nuk e di studenti nëqoftëse ka sëmundje ngjitëse apo jo?
Doktori – Shko bisedo me drejtorin.
Studentja – Atëherë unë rri me një dhomë me një gocë. Nëqoftëse ajo ka sëmundje ngjitëse, ma ngjit edhe mua.
Doktori – Po e dimë ne, ju kemi hapur të gjithë kartela studentëve.
Infermierja – Ne të kuptojmë, po ti a na kupton ne, që ça do bëjmë ne? Janë 7000 mijë studentë edhe 7000 mijë studentë tani, çfarë mund t’ju bëjmë? Se tani 7000 mijë studentë, ne nuk do t’i çojmë të gjithë të bëjnë HIV-AIDS, hepatitet edhe se nuk është faji jonë. Shko në Ministri dhe thuaj, që gjithë studentët të kalojnë në analiza tipike dhe atëhere…
Studentja – Ok! Unë ashtu mendova.
Infermierja – Ti e mendove, por nuk është kështu. S’e kemi fajin ne, shko në Ministri edhe thuaj.
Studentja – Mirupafshim.
Shkolla 9 vjecare në Devoll një muaj pa roje e sanitare…
Dy sanitare dhe një punonjës sigurie në shkollën 9 vjecare “Myrteza Sala” në Devoll, janë larguar nga puna. Ata pretendojnë, se i kanë hequr për arsye politike, duke qenë, se ZA Devoll drejtohet nga PS dhe bashkia nga PD. Kryebashkiaku Bledian Nallbati e pranon situatën dhe thotë, se punonjësit e shkarkuar do të shihen me përparësi, për t’u punësuar…