Vilma Nushi sërish “bingo” në shëndetësi, denocim prokurorit Shkëlqim Kokona.
Kompania e Vilma Nushit ka bërë një tjetër “bingo” në tenderat e shëndetësisë, duke fituar rreth 1 miliardë lekë për materialet ortopedike. Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi incidentin e gazetares me prokurorin Shkëlqim Kokona, i cili kërcënoi gazetaren, për shkak të detyrës, në zyrën e bashkëshortes notere. Sot stafi i programit ka bërë kallzim për kanosje për shkak të detyrës për prokurorin Shkëlqim Kokona.
Të blesh (pa)drejtësinë me euro…?!
Disa gjyqtarë u bënë sot “viktima” të vetting-ut, pasi paraqitën dorëheqjen në afatin e fundit të deklarimit të pasurive.Por të tjerë, që i kanë shpëtuar kësaj faze,kanë rënë “viktima” të kameras së fshehtë të “Stop”. Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro merr përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka. Kamera sjell me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave.
Kronikë më e zgjeruar:
Emisioni “STOP” që transmetohet çdo mbrëmje në orën 20.05 në ekranin e Televizionit Klan solli skandalin e rradhës me gjyqtarë e prokurorë. Disa gjyqtarë u bënë sot “viktima” të vetting-ut, pasi paraqitën dorëheqjen në afatin e fundit të deklarimit të pasurive. Por të tjerë, që i kanë shpëtuar kësaj faze, kanë rënë “viktima” të kameras së fshehtë të “STOP”. Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro merr përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka. Kamera sjell me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave:
Sekseri – E paska me 25?
Qytetari – Me 25 apo 26?
Oficeri – Me 25 e ka.
Qytetari – E sigurt?
Oficeri – Po, e pashë unë tani.
Seksesi – E pe, si kishte thënë mos i thuaj Sulos kishte thënë. A e dëgjove se çfarë tha, o burrë?Po më hyri në mes kuptohet, që do marri dhe ai do i thotë na edhe ti kaq.
Sekseri – Ky është shoku jonë.
Qytetari – Çfarë keni bërë, si ju kanë shkuar punët mirë?
Qytetari – Çfarë? Si i bëhet? E dyta ose e treta.
Oficeri – E treta, se tha nuk dimë gjë në çfarë faze është dhe kur të mbarojmë gjyqin, po e shoh.
Sekseri – Sa mund të zgjasë gjyqi?
Oficeri – Një çerek ore, njëzet minuta.
Oficeri – Jo, pot ha e bëj, mos…
Qytetari – Çfarë roli ke këtu ti tani?
Oficeri – Unë mbuloj Peqinin dhe mbuloj gjykatën.
Qytetari – Me të shoqërimit?
Oficeri – E… Ishte vjedhje, dhunë në familje, kundërshtim i forcave të policisë. Dhe ajo thotë, çfarë kërkojnë, që të paktën hë se nuk ke çfarë me i dhënë më tepër, të paktën gjashtë muaj, që t’i bëjë me gjithë këto shtesat. Ka ca klauzola, se janë tre vepra, vetëm kundërshtim i forcave të policisë, sa e ka? Dhuna në familje, një vit, vjedhja….
Qytetari – Çfarë mund të bëhet në këtë rast?
Oficeri – Pyet këtë sa ka, kur është arrestuar, sa ka bërë, që ta shohim.
Sekseri – Katër muaj e gjysmë.
Oficeri – I bie dhe 40 ditë burg.
Sekseri – Le t’i bëjë.
Oficeri – Dhe i bën mirë.
Sekseri – Me tre vepra penale qenka…shans i fundit.
Qytetari – Me një fjalë dhe për 40 ditë burg.
Oficeri – Të më thotë sa e ka?
Qytetari – Ok, mirë!
Sekseri – Dhe 40 ditë burg i bie me bërë.
Oficeri – Një muaj.
Oficeri – Dhe këtë seancë se qenka prokuroria në seminar tha, do shtyhet në seancën tjetër tha, mund të ekzekutohet. Po nuk ta nxjerr dot pa pesë muaj e dhjetë ditë.
Oficeri – Me vdek, s’kam çfarë të bëj, tha. Duhet t’i bëjë, që t’i heqë se janë tre vepra, tha.
Oficeri – Dhe 2000 euro tha, se jam vet i tretë, se vendos vetëm unë, tha. Është edhe trupi gjykues.
Sekseri – 2000 euro nuk janë asgjë.
Oficeri – Po e bëj për ty, tha.
Sekseri – Kur i do ajo?
Qytetari – Gjatë javës, po mbaron punë me 2000 euro?
Oficeri – Po, po! Po tha ajo, i vë vulën të thashë unë.
Qytetari – Do shihemi.
Oficeri – Prapë është mirë. Të jesh në Tiranë, pa pesë mijë euro, e kam hëngër unë.
Qytetari – E ke hëngër ti?
Oficeri – Pesë mijë e kisha.
Sekseri – Tani ky do bëjë dhe sa i bie? Dhe dy muaj?
Oficeri – Ky ka bërë tre, i bie edhe dy muaj se do shtyhet gjyqi, se gati dhe dy javë i bie gjyqi.
Sekseri – Dhe ishalla nuk e ankimon ajo, prokurorja?
Oficeri – Po s’e besoj.
Sekseri – Mirë pra Behar, se shihemi në Tiranë.
Oficeri – Çfarë bëre mirë kalove? Tania jo nuk ka ardhur akoma, pot ë flasim për pjesën e prokurores, se ajo tha për pjesën e vet. Ta kryejë ajo. Se most ë na bëjë ankesë.
Qytetari – Brenda dhjetë ditëshm po thua me bërë ankesë?
Oficeri – Se ajo bisedoi me kolegët e vet, po me prokuroren, nuk qe atë ditë. Do bisedojë dhe ta bëjmë taman, mos ta lejmë te apeli, ta lirojë, pastaj kjo ta arrestojë… kështuqë, më mirë t’i mbyllim gjërat fiks, sesa…
Qytetari- Nejse, gjithsesi, në pjesën e kësaj, unë e mora me vete pjesën e kësaj dhe ja jap sot. Ky ta diskutojë avash-avash dhe kur të takohemi në Tiranë, pastaj… hajde shkojmë dy minuta te makina ime.
Oficeri – Ku e ke makinën, mos e ke në rrugë kryesore?
Qytetari – Jo në rrugicë, rrugicë, hajde lëvizim.
Oficeri – Ku e ke lënë makinën?
Qytetari- Në fund të gjykatës.
Oficeri – S’kam, ku ti mbaj në dorë, se bien në sy.
Qytetari- Jo ore, i ke në xhep, o burrë.
Oficeri – Po janë shumë o burrë, sa i ke, pesëdhjetëshe?
Qytetari – Pesëqindëshe.
Oficeri – Pesëqindshe, po!
Oficeri- Se mos na bën ndonjë gjë andej …, se na…
Qytetari – Po ik , or burrë.
Oficeri – Tek lokali, or burrë.
Qytetari – Si me ja bo për prokurorin o, shoku?
Oficeri – Do flas unë tani, do flas. Po qe, se kam kohë, mos po ashtu, nesër do flas.
Qytetari – Pash zotin, derisa është muhabeti i sigurt, se s’kam ku me gjet lekë tjetër.
Oficeri – Hec ti, se unë po futem direkt, hajde!
Kamera e fshehtë, pakti i gjyqtares me prokuroren, për të nxjerrë të dënuarin.
Në pjesën e tretë të emisionit “STOP” gjyqtarja merr përsipër, që përveç vendimit të trupit gjykues, “ta rregullojë” edhe me prokuroren, që kjo e fundit të mos bëjë rekurs. Gjyqi shtyhet, pasi prokurorja Ermira Tafani është pa qejf, por edhe zëvendësuesi Neritan Hoxha, nuk lëviz nga e njëjta skemë. Gjyqtarja Pajtime Fetahu thotë, se për prokurorinë duhen 1500 euro të tjera dhe i paraburgosuri Kristjan Leka shijon lirinë e blerë me valutë.
Qytetari – Ça tha ajo? A tha ndonjë gjë?
Oficeri – Po, mo, edhe me prokuroren llafosa, bjeri tha t’ia jap, ta mbyllim.
Qytetari – Sa?
Oficeri – Aq sa të thashë, 1500(euro).
Qytetari – 1500 euro.
Oficeri – Për sy të ballit, asigjo, e ke me mua, i ke gjërat.
Qytetari – Kur duhen? Duhen brenda kësaj jave?
Oficeri – Po, t’ia coj. Më mirë unë ta heq qafe. Që unë mos ta kem. Kurse me Verin merru vetë, e me mua mos ketë punë.
Qytetari – Jo, jo!
Oficeri – T’ia jap, t’ia coj asaj. Mbarojmë punë me atë. Dhe me atë e ke të garantuar…, mos e ki…, s’ka ndonjë problem….
Qytetari – E kuptova atë pjesë. Po prokurorja çfarë kishte kërkuar?
Oficeri- Po prokurorja, ajo foli, ajo.
Qytetari – Nejse, çfarë ka kërkuar ajo, si ta quajmë, a ka mundësi, apo s’ka…
Oficeri – Jo, jo! Po duhet me e bërë. E mbyllim këtu ne. S’ka as apel, asgjë më, prandaj i kërkoi aq ajo.
Qytetari –Me një fjalë e ka dhënë atë?
Oficeri – Po, po!
Qytetari – Ç’a? Për ç’a dënohet? Se nuk e di.
Oficeri – Mbaro punë me të. Bjer këtë kafen e saj, siç më ka thënë, unë ia dhashë asaj direkt, s’kam qejf t’i mbaj gjërat, o burrë. Edhe është e mbyllur.
Qytetari – U kry.
Oficeri – Në i paç sot mirë, s’i pate sot, nesër…
Qytetari – Gjatë javës vij e të takoj në Elbasan.
Qytetari – Hajde shkojmë te makina ime dy minuta.
Oficeri – Si e kalove?
Qytetari – Mirë!
Oficeri – Çfarë bëre?
Qytetari – Merri 1500 euro për atë. Kur e kanë lënë datën e gjyqit?
Oficeri – Me 8.
Qytetari – Me 8?
Oficeri – Po.
Qytetari – Me një fjalë për dhjetë ditë. A thua do dali o burrë, apo çfarë do bëhet?
Oficeri – Po, po, o burrë, po.
***
Qytetari – Përshëndetje!
Gjyqtarja- Përshëndetje! Një sekondë. Po, tani po.
Qytetari – Kristjan Leka.
Gjyqtarja- Kristjan Leka.
Qytetari – Kur e ka seancën e gjyqit?
Sekretarja- Kristjan Leka s’ka fare, Klodian Leka, ndoshta.
Qytetari- Po.
Gjyqtarja – Klodian Leka, datë 25, në ora 9:00, të martën. Kush je ti?
Qytetari – Vëllai i tij.
Gjyqtarja- Ik! Me datë 25, ora 9:00.
Qytetari – Fole gjë me Beharin?
Gjyqtarja- Ik!
Qytetari- Në rregull.
Gjyqtarja- Ik, tani!
Qytetari- Shumë faleminderit!
Qytetari – Si kaluat? Mund të bisedojmë pak, të lutem? Vëllai i Klodjan Lekës.
Gjyqtarja – Ik, tani ik! Kemi gjyqin përfundimisht seancën që vjen, hajde tani, vëllai i Klodjanit… nuk… nuk mungoj, ç’ke?
Qytetari – Thjesht afatet kohore, se po bën shtatë muaj brenda. Si llogariten?
Gjyqtarja – Shtatë muaj brënda, llogariten me kohën, sa ka vuajtur me 1.5. Ka tre vepra penale, një më e vogla është një vit burg. Mund të thithen të gjitha, mund të vihet në minimum, mund të ketë më shumë dënim, por predispozicioni është pozitiv. Ik tani!
Qytetari – Ok edhe për prokuroren?
Gjyqtarja -Ditën e mirë! Çfarë të na dali në gjyq.
Qytetari -Shumë faleminderit!
Gjyqtarja – Hajde!
Qytetarja – Më falni! Doja të pyesja, se jam një e afërmja e K…. L……. Kur e ka gjyqin? Sot?
Gjyqtarja – Për atë, po diskutoja. Prokurorja është e sëmurë dhe e mora në telefon dhe mund të vijë. Dhe në ca momenti do vijë, nuk e di.
Qytetarja – S’ka një orar domethënë?
Gjyqtarja – S’ka një orar, se është me raport dhe është me hernie diskale. Dhe s’lëviz dot. Po, do dal një moment, tha. Se e ka thirr dhe Prokurori i Rrethit (Elbasan) edhe me dashamirësinë, për të mbaruar gjyqin e K… L….. Mirë?
Qytetarja – Faleminderit!
Gjyqtarja – Edhe shtyrja deri sot, ka qenë në favor, sepse i ka ec njëcikë paraburgimi… edhe të shikojmë. Me predispozicionin, për të mbaruar.
Qytetarja – Të dukem më vonë?
Gjyqtarja – Nga je ti? Këtu nga Elbasani?
Qytetarja – Po, po.
Gjyqtarja – Atëhere ik, hajde nga ora 2- 3 të shofësh. Të marrësh vesh, ç’a u bë. Me predispozicionin, për t’u bërë gjyqi, për t’u përfunduar. Mirë?
Qytetarja – Faleminderit.
Gjyqtarja – Hajde! Në datën 16 themi, se do ta mbyllim atë.
Qytetarja – S’u bë gjë sot?
Gjyqtarja – Se prokurorja është me hernie diskale dhe s’luan dot nga vendi, ndaj s’erdhi. Dhe unë e kam caktuar shumë shpejt, për 4-5 ditë. Jo për 2 javë e për 3 javë dhe ka mundësi do zëvendësohet prokurori, që të mos humbasim datën 16. Dakord?
Qytetarja – Do zëvendësohet prokurori?
Gjyqtarja – Po, po. Do zëvendësohet… është tjetri, pa problem. Datë 16, ora 11 e gjysmë.
Qytetarja – Faleminderit!