STOP – EMISIONI 55 (SEZONI 2)

Dueti humoristik Rama-Majko dhe vlerësimi i Pandit për politikën.
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Pandeli Majko u shfaqën sërish bashkë në një aktivitet të të rinjve të FRESH-it. Dhe sa herë janë bashkë, shfrytëzuan rastin të bëjnë humor para kamerave. Këtë herë si “casus”, shërbeu ditëlindja e Pandeli Majkos, për të cilën i pari i socialistëve i kish dhuruar një shishe verë.Vetë Majko duke vlerësuar politikën e sotme renditi një sërë epitetesh përcmuese nga e turpshme, e deri jo përfaqësuese.

Abuzimi i drejtoreshës së konviktit në Elbasan dhe përplasja fizike me kujdestaren.
Kujdestarja e konviktit të univeristetit të Elbasanit, Nexhmie Kacollja denoncon në Stop, se drejtoresha i mban pjesë nga paga mujore. Ajo thotë, se i janë ndaluar për 10 muaj nga 10 mijë lekë të reja. Pasi u ankua, ndalesa vazhdoi, por tashmë me 4 mijë lekë të reja. Vetë drejtoresha Jonaida Doci thotë në intervistë, se konvikti është me vetëfinancim, por pagat vijnë të përcaktuara nga Ministria e Arsimit. Një përballje e të dyjave, përfundon me sherr verbal dhe fizik…

“Unë kam shtatë vjet që punoj në këtë ndërmarrje të Trajtimit të Studentit në Elbasan. Më është hequr padrejtësisht paga në vitin 2014 – 2015 për dhjetë muaj nga 110 mijë lekë muaji. Vajta e kërkova, nuk lashë dyer pa trokitur. Mua dhe kujdestares tjetër Raimonda Koçani. Asaj ia vënë rrogën me vendim të kryetarit të bordit të ndërmarrjes, sepse ajo nuk i firmoste në një tender që kishte për naftën dhe i bëri presion”.

Kush ta ndaloi rrogën ty?
“Rroga mu ndalua… vajta për të marrë rrogën në bankomat, shoh 110 mijë lekë mangët. Shkoi edhe i them pse…rroga është hequr se i është hequr të gjithë punonjësve”.

Kush të tha kështu?
“Më tha drejtoresha”.

Kush është drejtoresha?
“Drejtoreshë është Jolanda Doçi. Me mua ka një komunikim jashtëzakonisht të keq, jo vetëm me mua, por ajo ashtu sillet me të gjithë”.

Sa vite ka kjo drejtoreshë këtu?
“Që në 2013. Deri lart kam kërkuar, ajo u shqetësua shumë dhe erdhi në zyrë e më kërkoi falje. Dhe më pas më tha çdo gjë ne tani do ta mbyllim këtu dhe do t’ia fillojmë nga e para. Tani, shkoj edhe marr rrogën e muajit gusht dhe shikoj 40 mijë lekë të vjetra mangët. Në moment marr në telefon shefin e burimeve njerëzore dhe i them: “pse marr mangët 40 mijë lekë të vjetra?” Nuk di gjë Nexhi, më tha”.

Më pas Nexhmija shkoi për të takuar vetë drejtoreshë e këtij institucioni në Elbasan, ku komunikimi ndërmjet njëra – tjetrës ka degjeneruar në dhunë verbale dhe fizike.

Kujdestarja – Drejtoreshë mbaruat?
Drejtoresha – Jo nuk mbarova.
Kujdestarja – Mund të flasim pak?
Drejtoresha – Urdhëro!
Kujdestarja – Unë vajta për të marrë rrogën dhe marr 40 mijë lekë mangët, nuk e di pse?
Drejtoresha – Po, janë unifikuar pagat e kujdestarëve.
Kujdestarja – Vetëm mua?
Drejtoresha – Jo janë ulur shumë paga.
Kujdestarja – Po për çfarë arsye?
Drejtoresha – Sepse e para nuk ke studentë dhe e dyta për godinën dy, ti e sheh që pot ë mbajmë si për hatër. Të gjithë kujdestarët kanë të njejtën pagë.
Kujdestarja – Vetëm mua?
Drejtoresha – Moj zonjë, janë bërë tre kujdestaret me të njejtën pagë.
Kujdestarja – Ok, të shoh borderonë…
Drejtoresha – Borderonë do shohësh ti?
Kujdestarja – Po.
Drejtoresha – Ik mi ku të duash shif tani, na lër rehat!
Kujdestarja – Po pse? Drejtoreshë të lutem, se një herë më hoqe 1 milion e 100 mijë lekë…
Drejtoresha – Kush t’i hoqi?
Kujdestarja – Ti mi hoqe mua. Më hoqe 1 milion e 100 mijë lekë.
Drejtoresha – Ik mi na lër rehat, ik mi se po rri në punë kot.
Kujdestarja – Drejtoreshë të lutem, më jep rrogën se më takon.
Drejtoresha – A ka mundësi se jam duke folur në telefon, vazhdo tani!
Kujdestarja – Pse nuk më kthen përgjigje?
Drejtoresha – Çfarë përgjigje do ti moj, se s’ke studenta dhe po rri në punë kot…
Kujdestarja – Moj po të lutem, më ke marrë 1 milion e 140 mijë lekë…
Drejtoresha – Shko interesohu ku të duash!
Kujdestarja – Moj zonjë, më ke heq rrogën padrejtësisht.
Drejtoresha – Moj ti shko, se nuk ta kam heq vetëm ty, se janë të gjithë pa rrogë, ik tani na lër rehat!
Kujdestarja – Më trego borderotë! Hajde të shkojmë të dyja tek financa dhe të shohim borderotë, të lutem!
Drejtoresha – Pse kush je ti? Ik moj shko moj fol me shefin! Moj ti shoqe është ulur paga e të gjithëve…
Kujdestarja – Më hoqe 1 milion e 100 mijë lekë…
Drejtoresha – Kush ta hoqi moj, kush ta hoqi?
Kujdestarja – Ti ma hoqe drejtoreshë.
Drejtoresha – Po ik moj ti tani! Këtu po ngelin të gjithë pa punë, po ik moj…
Kujdestarja – Mos më merr mua celularin, se celulari është i shtëpisë time. S’ke punë ti me celularin e shtëpisë time!
Drejtoresha – Është marrë një vendim nga bordi. Ne jemi drejt falimentimit.
Kujdestarja – Po!
Drejtoresha – Po rrijmë si po rrimë, dy muaj, tre muaj derisa ta shtyjmë. Tani, bordi ka marrë një vendim: pagat e kujdestarëve unifikohen të treja dhe bëhen me të njejtën pagë. Të tre kujdestaret kanë të njejtën pagë. Është ulur paga e atij të burimeve njerëzore, është ulur paga e Marios, që është sekretari. Shiko borderotë lart. Në qoftë se të gënjej, hajde më pështyj në fytyrë!
Kujdestarja – Paga jote është ulur?
Drejtoresha – Paga ime nuk ndryshohet se është me vendim të ministrit.
Kujdestarja – Drejtoreshë, herës tjetër që më hoqe rrogën, që vajta atje, ku e di ti shumë mirë, më thanë: Në qoftë se ndërmarrja është drejt falimentimit, paga do fillojë nga drejtuesit deri poshtë. Po se e vure shoqen tënde ti aty në konvikt, kur nuk ka studentë?
Drejtoresha – Duhen tre kujdestare.
Kujdestarja – Jo, jo po ti the që s’ka studentë, ka 20 veta. Pse duhet të hyjë?
Drejtoresha – Moj ti zemra ime…
Kujdestarja – Pse e vure ti atë? Pse është shoqja jote?
Drejtoresha – Moj ti e kupton që po flet kot?
Kujdestarja – Më ke torturuar tre vjet.

Më pas gazetarja e “STOP” ka shkuar për të takuar vetë drejtoreshën e këtij institucioni, Jolanda Doçin, për t’i marrë një intervistë në lidhje me ecurinë e këtij konvikti, sakaq edhe me procedurën e pagave që u lëshohen punonjësve.

Viti i ri shkollor ka filluar, sa studentë janë regjistruar këtë vit?
Ne kemi diku tek 500 studentë të strehuar pranë hotelerive tona, praktikisht në hotelerinë numër 1, 2 dhe 3.

Ka patur rënie të numrit të studentëve apo ngritje?
Vitet e fundit ka një rënie të theksuar.

Po kushtet si janë?
Atëherë kushtet… ka edhe më keq, por për pagesën që studentët tanë paguajnë është një jetesë me kushte normale.

Kur është rikonstruktuar konvikti për herë të fundit?
Është rikonstruktuar në vitin 1998, menjëherë pas djegieve të rrëmujës së vitit 1997. Gjithsesi gjatë viteve, në momentin që largohen studentët gjatë periudhës së verës, ne bëjmë riparimin e godinave me lyerje, dizefektim, larjen e bazës materiale etj etj.

E bëni ju vetë?
Po! Me fondet tona.

Jeni të vetëfinancuar?
Me vetëfinacim.

Po pse nuk financoheni nga Ministria e Arsimit ose Ekonomisë?
Ne e kemi pronar Ministrinë e Ekonomisë, por ne jemi me vetëfinacim.

Prej sa kohësh?
Është histori prej vitesh.

Po personeli, sa keni?
“Aktualisht, jemi 40 punonjës.”

Sa kujdestarë ka i gjithë konvikti?
“Ka tre kujdestare”.

Me rrogat si janë? Paguhen nga ju?
“Subvencioni për fondin e pagave ne na vjen i miratuar nga Ministria e Arsimit.”

Po punonjësit nga kush paguhen, nga ju apo?
“Jo, nga Ministria e Arsimit, subvencionin e kemi pastaj veç. Ndërsa si pronar kemi Ministrinë e Ekonomisë.”

Por pse Nexhmija e merr rrogën të përgjysmuar, kur vjen borderoja nga Ministria… Ky është një rast që nuk do të mbetet me kaq, investigimet e “STOP” do të vazhdojnë.

Vështirësia e familjeve në Tapizë, dritë shprese për Danielën 11-vjecare në Mëzez-Kodër.
Në fshatin Dritas në Tapizë disa apartamente 2-katëshe, ndërtuar në vitin 1969, janë drejt shembjes. Familjarët jetojnë me frikën, se ndërtesa mund t’i zerë brenda dhe bëjnë thirrje për ndihmë nga ana e bashkisë së Tiranës. Ndërsa për Danielën, 11-vjecaren nga Mëzez-Kodër, që iu drejtua Stop-it me një letër, ka sërish dritë. Stafi pedagogjik dhe ai i nxënësve të shkollës Kasem Shima ka cuar ndihma për të dhe familjen e saj.

“Në Tapizë, në fshatin Dritas, apartamentet dy katëshe janë ndërtuar rreth viteve 69 nga komunizmi për të strehuar familjarët të cilët kanë qënë të internuar, por ne sot nuk jemi për këtë shkak. Jemi sepse rreth 5 familje në këtë apartament dykatësh janë të rrezikuar, pasi ky apartament nga dita në ditë mund të shembet dhe mund t’i zërë brenda. Aty jetojnë familje të cilat nuk kanë mundësi financiare për të rregulluar këto apartamente. Nga pamjet duket qartë si është krisur muri, por edhe brenda ka të tjera dëmtime”.

Sa kohë keni që jetoni në këto apartamente?
“Kemi rreth 40 deri në 45 vjet. Problemi është se ne na është çarë shtëpia. Kemi frikë të jetojmë këtu. Këta kanë dy vjet, që janë plasaritur. Jemi ankuar në komunë, kanë ardhur e kanë parë po nuk kanë dhënë përgjigje. Po rrimë me frikë, po flemë me frikë. Kur ka fortunë, shira, ne nuk i mbajmë fëmijët këtu, i lëmë te tezja. Siç e shikoni dhe me sy të lirë kanë lëvizur të gjitha. Shihni dhe pamjet vetë! Të gjitha dhomat janë në rrezik, janë të plasaritura. Të tre dhomat janë të plasaritura. Jemi shumë në ankth. Jemi gjashtë pjesëtarë, që jetojmë këtu. Me frikë të madhe jetojmë”.

Fëmijët nuk flenë ë shtëpi gjatë natës?
“Jo, sidomos kur ka shira njëherë, i dërgoj te tezja. Vetë qëndrojmë me frikë. Jemi shumë në hall. I lutemi shtetit të vijnë ta shikojnë, të na ndihmojnë. Ndërkohë edhe vetë fëmijët janë në ankth, përsa i përket gjendjes në të cilën ata jetojmë, pasi kushtet jane përtej normave normale. Të njëjtin problem has edhe banori i katit të dytë të kësaj godine, ndaj ata bëjnë thirrje për ndihmë, pasi vetë nuk janë në gjendje për të ndërhyrë në rregullimin e kësaj godine të ndërtuar në vitin 1969.

Gazetari: Shkoni në shkollë ju?
Fëmijët: Po!
Gazetari: Në çfarë klase?
Djali: Unë jam në klasë të parë.
Gazetari: Ku flini natën ju?
Djali: Te tezja se kemi frikë mos bie shtëpia.
Gazetari: Sa kohë keni që flini te tezja?
Djali: Shumë.

Ndërkohë, po në pjesën e tretë të “STOP”, u risoll në vëmendje rasti i një familjeje në Mëzez – Kodër. Pak kohë më parë në redaksinë e emisionit “STOP” erdhi një letër nga Daniela, një 11 – vjeçare e cila kërkonte ndihmë për shkak të gjendjes së mjerueshme në të cilën ajo dhe familja e saj jetonte. Gazetarja e “STOP” ishte në shkollën “Kasem Shima” në Mëzez ku mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle kanë mbledhur ndihma për Danielën dhe familjen e saj. Por jo vetëm. Të shumtë kanë qenë ata që janë sensibilizuar dhe kanë dërguar ndihma për këtë familje.

Të Fundit