Takimet e Ramës, nga arsimtarët tek banorët e Troshanit.
Kryeministri Rama ishte sot i ulur gju më gju me banorët e Troshanit në Lezhë, ku foli gjerë e gjatë për cështjet e bujqësisë dhe si duhet të trajtohen ato nga fshatarët.Ndërsa dje paradite Rama mblodhi arsimtarët nga e gjithë Shqipëria, për t’u dhënë sihariqin, se paga e tyre do të rritet, duke nisur nga marsi i vitit tjetër.Gjatë ditës së djeshme, Instituti Bujqësor i Kamzës ishte i mbyllur, edhe pse kishin nisur regjistrimet për fazën e dytë për universitetet dhe kur viti shkollor nis të enjten më 20 tetor.
Skandali, paguaj dhe merr certifikatë dezinfektimi për restorantin.
Kamera e fshehtë e “Stop” është ndalur në disa nga farmacitë bujqësore të kryeqytetit. Qytetari kërkon një certifikatë dezinfektimi për një biznes restoranti dhe pa qenë e nevojshme, që kjo procedurë të kryhet, paguan paratë dhe merr lejen e kërkuar. E njëjta gjë përsëritet në disa farmaci, derisa në njërën prej tyre, në këmbim të pagesës, jepet certifikata për t’u plotësuar vetë.
Kamera e fshehte:
Qytetari – Përshëndetje, si kalove?
Farmacisti- Mirë, si je?
Qytetari – Kam një restorant dhe dua të nxjerr një certifikatë 3D.
Farmacisti- Se ke bërë? Asnjë herë tjetër ti?
Qytetari- Jo mo, tani sa e kam hapur.
Qytetari- 2 000 mije lekë të bën.
Qytetari- Cfarë duhet?
Farmacisti- Niptin vetëm dhe adresën . Niptin dhe adresën .
Qytetari- Ok! Deri në cfarë ore je ti?
Farmacisti- Ja ta bëj gati unë dhe të vish ta marrësh, do jetë djali këtu, se unë do iki tani.Do sjellesh niptin dhe adresën dua unë.
Farmacisti- Ti shyqyr që e gjete, se pesëdhjetë, gjatëdhjetë, shtatëdhjetë, të cepin kokën, kudo të vesh, e kupton?
Qytetari- Po pse? Kjo është me ligj tani apo ?
Farmacisti- Me ligj, me ligj.E kanë secili në dosje dhe ke një dëshmi, që ke bërë shërbimin, dezinfektimin dhe ti do t’i thuash erdhi e bëri dezinfektimin, se do të pyesin.E bëri thuaj, ti do më thuash adresen, që ta di dhe unë, ku është.
Farmacisti- Të ta bëj gati unë, që ashtu të vendosë vetëm niptin ai dhe adresën.
Qytetari- Pata folur dje me plakun tënd për certifikatën .
Farmacisti – Ah, për certifikatën.
Qytetari- Duhet të pres, që të vijë ai apo?
Farmacisti- Ai në fakt të martën vjen, kështu që ….
Qytetari – Ai tha e kam plotësuar .
Farmacisti – Ja ta marr në telefon, mund ta ketë bërë. Ia kishe dhënë ti ato?
Qytetari – Jo pra, tani.
Farmacisti- Tani solle niptin, s’ka gjë, po ashtu e plotësoj dhe unë s’prish punë.
Farmacisti- Kush është adresa the?
Qytetari – Kjo, numër nipti ke këtë.
Qytetari -Për një subjekt tjetër do ma japësh me qenë se kishe të vulosur dhe ta bëj pagesën.
Farmacisti- Dhe ta vendosësh vetë niptin.
Qytetari- Po nuk është ndonjë gjë, vetëm thjesht plotëso diagnozën ti.
Farmacisti – Po,po e plotësojmë.
Qytetari – Ato, adresën dhe emrin ia vej vetë, nuk është problem.
Qytetari – Tani të dyja sa kushtojnë?
Farmacisti- Të tha babi, nga 2 000.
Qytetari -Në rregull jemi.
Farmacisti – Në rregull merre dhe këtë.
II
Qytetari – Përshëndetje! Kam një biznes- restorant dhe kërkojnë kështu, një licensë 3D
Qytetari- Tani është e mundur, që kjo certifikata… apo si funksionon?
Farmacisti – Kjo funksionon kështu.N.q.s ka nevojë për dezininfektim do bëhet dezininfektim, n.q.s. nuk ka nevojë për dezininfektim, do plotësohet dokumentacioni, do bësh pagesat tarifat, që ka .
Farmacisti – Ajo të shkon 1 500 lekë , Pesëmbëdhjetë të shkon vetëm kartoni.
Qytetari- Kartoni.
Farmacisti –Po.
Qytetari –Të kaloj unë sot ose nesër paradite, t’i sjell ato, adresën dhe niptin?
Farmacisti- Kalo nesër.
Qytetari – Adresën,niptin,emrin e subjektit.
Qytetari – Sa kushton kjo?
Farmacisti – 1 500.
Farmacisti – Unë nuk po t’i shkruaj këtu.
Qytetari – A vuloset kjo apo?
Farmacisti – Po e vulos unë.
Qytetari – Urdhëro dhe lekët.
Farmacisti- Vejë një firmë këtu.
Qytetari- Në rregull jemi?
Farmacisti–Në rregull.
III
Qytetari – Certifikatë 3D.
Farmacistja- Pse?
Qytetari- E dezinfektimit.
Farmacistja- Ja, kjo është.
Qytetari – Certifikatë shërbimi. A mund të ma plotësosh dot? Niptin, i kam të gjitha dhe sa kushton?
Farmacistja – 1 000 lekë kushton.
Qytetari- Ok!
Farmacistja- Ta plotësojmë.
Farmacistja– Zakonisht e cojnë gjatë muaj, ta coj një vit, se nuk të thonë gjë, se gjynaf për mos të blerë ti, se jo për mua.
Qytetari –Po pse kanë dalë këto gjëra obligim?
Farmacistja- Epo që pyete, ta them unë, i kanë marrë këta dhe do t’i shesin.
Qytetari – Këta?
Farmacistja- Këta, o kush i ka marrë e zemë ky apo tjetri.
Qytetari- tani si rregull duhet me ardh ju me bë dezinfektim apo cfarë ?
Farmacistja – N.q.s. e ke të pastër, mos e vrit mendjen hic, unë përderisa hedh këtë, e kam bërë, mos e ki merak.
Qytetari – Supozohet, që është bërë.
Farmacistja – Kështu mos e ki merak, hidh vetëm një emër, mbiemër, firmë.
Një 1000 lekshe ….. Një, dy,tre, katër.
Tani është në rregull. Për cdo gjë, eja më thuaj mua. Një kështu, nuk është… s’ka nevojë, se kasa është në emrin tim, kjo është tjetër nuk prish punë, asnjë nuk më ka kërkuar.
Qytetari – Për cfarë?
Farmacistja – Për kasë.
Qytetari – Pa merak.
Lezhë, aksidenti i Mark Docit dhe kalvari i gjykimit.
Një ish-gardian burgu në Lezhë ankohet në “Stop” për një padrejtësi. Mark Doci tregon, se pasi ka lënë shërbimin, një person e ka aksidentuar me motorr. Pas përmirësimit të shëndetit, u interesua për rastin e tij dhe mësoi, se ishte mbyllur në favor të aksidentuesit. Në këtë pikë e con cështjen në apel. Aktivistë të lëvizjes “Fundjava ndryshe” vijnë në studio dhe flasin për ndihmën që i dhanë familjes Qershori në Picallë të Tiranës, pas transmetimit të historisë së tyre në “Stop”.