Kazanët e lagjeve “pagëzohen” me emra deputetësh
Parlamenti shqiptar i hapi rrugë mbrëmë me 63 vota pro, importit të mbetjeve në vend. Të rinj aktivistë të shoqërisë civile u shpërndanë në kryeqytet duke shkruar emrat e deputetëve në kazanët e plehrave nëpër lagje. Dy studentë, Bislim Lakna dhe Klodi Leka u shoqëruan disa orë në polici, ndërsa shkruanin emrin e kryeministrit Rama në kazan plehrash.Ata flasin në studion e “Stop” për lëvizjet e tyre të ardhshme.
Fedetara e shahut, klientelizëm dhe shkelje.
Lefter Shabanaj, prej vitesh trajner i ekipit të shahut, nuk merr pjesë në lojrat olimpike në Baku.Në vend të tij është zgjedhur një ish anëtar kryesie në këtë federatë, Aldo Zadrima. Ky moment nxjerr në pah klientelizmin dhe kaosin, që mbizotëron në funksionimin e kësaj federate dhe në organizimin e të rinjve.
Absurdi ynë i përditshëm në hit-parade
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi, se federata e basketbollit “po jeton” në vitin 2014.Kjo, pasi faqja zyrtare nuk ishte upate-uar prej më shumë se dy vjetësh.Në këtë pjesë transmetohet reagimi i federatës. Më pas, si cdo të premte, një hit-parade i situatave absurde të realitetit tonë.