STOP – EMISIONI 127

Nga hipoteka e Elbasanit te farmacia, që shet bar…
Hipoteka e Elbasanit i shkruan në italisht njoftimet për oraret e hapjes dhe mbylljes. Një dhi udhëton bashkë me të zotin në një automjet.Një shalqi i hapur tregon në zemër të tij, se cfarë hamë. Në një farmaci reklamohet “shesim bar”, pa specifikuar se për cfarë bari bëhet fjalë!?…
 

Novoselë, odiseja e dëmshpërblimeve për të prekurit nga përmbytjet.
Një vit më parë Novosela ishte ndër zonat më të prekura nga përmbytjet masive, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosë.Sot banorët ankohen, se megjithëse iu premtua, nuk kanë marrë dëmshpërblimet.Drejtori i bujqësisë në Vlorë Beqir Kashuri, tha se struktura, që ai drejton, vetëm ka hartuar listat për vlerësimin e dëmit.Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha thotë, se është në dijeni të problematikës, por po komunikon me ministrinë, për të kuptuar, se cfarë nuk shkon në mosunifikimin e vlerës së dëmshpërblimit.
 

Terr në komisionin e ekonomisë- thirrja e Donald Lu për të rinjtë.
Ambasadori amerikan Donald Lu, pasi “provoi” pa sukses me politikanët, u detyrua së fundi t’u bëjë thirrje të rinjvë, që të bëjnë presion për miratimin e reformës në drejtësi.Në komisionin parlamentar të ekonomisë ikën dritat, ndërsa raportonte kreu i KLSH-së Bujar Leskaj. Ky incident bëri që mbledhja të ndërpritej. Qendra e zhvillimit social psikologjik dhe Xhevahir Hamzaj kanë dhënë ndihma për Skënder Idrizajn nga Rrile e Lezhës, pasi “Stop” transmetoi rastin e e tij fatkeq të braktisjes nga bashkëshortja.

Të Fundit