STOP – EMISIONI 106

Prag sezoni turistik, shitja e kokoshkave ndalohet në Tiranë por jo në Londër!
Pamjet që ofron Shqipëria në nisje të sezonit turistik, nuk duken aspak ndjellëse. Kamera e “Stop” sjell pamje të deles së ngordhur në det. Por kështu ndotja në Seman e shkaktuar pak ditë më parë nga derdhja e naftës, flet për katastrofën ekologjike. Lopët “vërshojnë” rrugë e pa rrugë, duke krijuar probleme me aksidentet, por edhe estetike. Pas transmetimit në “Stop” të rastit të gruas, që i morën me karroatrec karrocën e kokoshkave, në redaksi kanë mbërritur pamje, sesi një aktivitet i tillë lejohet edhe në mes të Londrës.

Të Fundit