Kartat e PS-së ose ora e humorit!
Tashmë është bërë ritual i përditshëm, transmetimi i aktivitetit për shpërndarjen e kartave të anëtarësisë së Partisë Socialiste. Në shumë ekrane njëherësh shfaqet ajo, që po quhet si “ora e humorit”. Vec kësaj në këtë pjesë transmetohet edhe videoja e kërcënimit të një taksisti me armë, protagonisti i të cilës, rezultoi një pjesëtar i policisë.
Ndotja akustike e firmës Albcalze!
Banorët e lagjes Qesarakë në Tiranë ankohen për ndotjen akustike nga firma e prodhimit të corapeve Albcalze. “Stop” verifikon” situatën dhe u kërkon shpjegime zyrtarëve përgjegjës. Shefi i Inspektoriatit të mjedisit dhe Shëndetit Publik Arben Luzani pranon, se ndotja akustike është mbi normat e lejuara dhe kompanisë duhet t’i pezullohet aktiviteti.
Hiqet nga puna sanitarja e Spitalit te Traumës, që foli në Stop!
Sanitarja e Spitalit të Traumës, që tregoi në “Stop” me kamera të fshehtë, se spitalit i mungojnë bombulat e oksigjenit, apo shërbimi për pacientët, është pushuar nga puna. Në një intervistë ajo shprehet, se drejtoresha i ka thënë, se ka prishur imazhin e institucionit.