Humori politik i ditës i Ramës, Tahirit dhe Kokëdhimës.
Në këtë pjesë trajtohen me humor dhe satirë thëniet e ditës nga kryeministri Rama në aktivitetin e Akademisë së Policisë. Saimir Tahiri atakoi gjyqtarin e Vlorës që liroi personin e kapur me armë. Ndërsa deputeti Koco Kokëdhima u shpreh se ne jug ka mundësuar anëtarësimin e 16 mijë anëtarëve të rinj.
Rrugët e hapura pa plan në Tiranë!
Gazetarët e “Stop” kanë vëzhguar rrugët e hapura në Tiranë për shërbime të ujësjellësit. Rasti tipik është ai pranë TEG-ut, ku pa u tharë mirë boja e rrugës, ajo ka nisur të hapet sërish. E njëjta situatë edhe në zona të tjera.
Gjoba të ekzagjeruara apo abuzim me gjobat?!
Pak ditë më parë gjobitja e nënë Zylës bëri xhiron e rrjeteve sociale. Gazetarët e Stop sjellin rastin e një gjobe për një vend-mbajtëse cadrash. Nga ana tjetër një tabelë reklamash ka zënë një pjesë të mirë të trotuarit.