STOP – EMISIONI 49

Shekspir vs PS: “To be or not to be” – “Partinë apo Shqipërinë”!

Pas mbledhjes së Asamblesë, Partia Socialiste hodhi në faqen e saj fjalimet e “shokëve” socialistë. Përpos debatit mbi ndryshimet në statut, protagonistët e mbledhjes folën edhe për shprejen e Ben Blushit “mes Shqipërisë dhe partisë, zgjedh Shqiërinë”. Me rradhë komentuan Arben Ahmetaj, Taulant Balla,Erisa Spiropali,Ditmir Bushati, Saimir Tahiri dhe Pandeli Majko. Në këtë pjesë transmetohen edhe reagimet e Vangjush Dakos dhe Mimoza Hafizit për incidentin me Ben Blushin në Elbasan.

 

Postribë-shkollë apo magazinë qepësh?!

Në këtë pjesë të emisionit trajtohen kushtet në shkollën e Postribës. Në katin e parë ka magazinë qepësh dhe kushtet janë të mjerueshme. Gruaja e drejtorit të shkollës është mësuese aty. Të mitur dhe edukatorë shpjegojnë kushtet e pamundura në këtë institucion të dijes.

 

Shkolla në Zallshoshaj drejt rikonstruksionit!

Pak javë më parë transmetuam pamjet skandaloze të shkollës në Zallshoshaj. Por shkolla tashmë është drejt rikonstruksionit, pas dhuratës së një biznesi privat. Më pas parkimi i gabuar i makinës së policisë.

Të Fundit