STOP – EMISIONI 42

Shkarkohet konsullja e Milanos, “kaubojsi” përshëndet Ramën!

Pas emisionit të djeshëm, ku personeli i konsullatës shqiptare në Milano merrte 1000 euro për një certifikatë martese, MPJ shkarkoi konsullen e përgjithshme Luljeta Cobanaj dhe kërkoi ndjekje penale për stafin. Edhe prokuroria nisi hetimet për cështjen në fjalë.Më pas shfaqet një video-këngë me të cilën deputeti Eduard Ndocaj, i njohur si “kaubojsi” përshëndet kryeministrin Rama. Gratë e PD-së protestuan sot para kryeministrisë të indinjuara për fyerjen, që Rama i bëri në parlament Albina Dedës.

Kodër-Mjull, pamje nga prehistoria!

Në këtë pjesë të parë të emisionit trajtohet mungesa e ujit të pijshmëm në fshatin Kodër-Mjull. Banorët detyrohen të ngarkojnë gomerët me ujë, të cilin e hedhin në rezervuar, që të “burojë” më pas uji nga rubinetat.

Video-pikante nga jeta në Tiranë!

Në këtë pjesë të programit shfaqen disa video pikante nga e përditshmja në kryeqytetin shqiptar. Në të parën një makinë e parkuar ka bllokuar hyrjen e pallatit dhe banorët vuajnë për të hyrë në shtëpi. Në kazanët e plehrave janë shtuar të varfrit, që gërmojnë në to. Ndërsa mungesa e koshave në rrugë, bën që disa qytetarë “t’u bëjnë xhiro” me makinë qeseve të plehrave.

Të Fundit