STOP – EMISIONI 40

“Tirana ime” në dy alternativa!

Së fundi është publikuar një video promovuese e kryeqytetit nga ana e bashkisë së Tiranës. Në të këshillohen vizitorët se cfarë mund dhe duhet të shohin në një ditë në kryeqytetin shqiptar.Por gazetarja e Stop ofron një kundër-version të kësaj video, duke treguar edhe anët e shëmtuara të Tiranës, plehrat apo qentë e rrugës.

Zallshoshaj-Burrel, shkollë apo stallë?!

Në Zallshoshaj të Burrelit shkolla i përngjan më shumë një stalle për bagëti. Nxënësit mësojnë në klasa kolektive. Por ky nuk është problemi i vetëm. Në këtë shkollë ka 6 vjet pa energji, dhe klasat e tualetet janë në gjendje të mjerueshme. Të gjithë ankohen, por realiteti mbetet i pandryshuar.

Mësimdhënie në versionin sexy dhe endacakë në Tiranë!

Në këtë pjesë të programit shfaqet një video e mësueses në versionin sexy. Ajo mësim me minifund dhe cizme të gjata, edhe pse aktet normative përcaktojnë që në klasë mësuesit duhet të jenë me uniformë. Më pas një material me endacakët e rrugës në kryeqytet.

Të Fundit