80-vjeçarja figuron në 3 njësi, punonjësit e gjendjes civile se gjejnë dot!

Punonjësit e Gjendjes Civile në Librazhd konfirmojnë, se Xhemile Selman Topalli ka lindur në Orenjë, por akti i largimit nuk është regjistruar. Punonjësi përgjegjës Agim Balla, nuk përgjigjet në telefon.

Pas shumë kërkimesh gazetarja e emisionit “Stop” arrin të takojë zotin Agim Balla, Punonjësi i Gjendjes Civile Orenjë, i cili thotë, se për regjistrimin e të moshuarës Xhemile Selman Topalli, duhet të shohë në regjister, në një kohë. Që për problemin është vënë në dijeni 5 ditë para. Pas verifikimit, Agimi shpjegon, se e moshuara figuron te njësia 1, 2 dhe 3 në Tiranë, por punonjëset nuk e gjejnë dot.

Të Fundit