Rasti i radhës ne Stop ka të bëjë me 79 vjecaren Eftali Qosja, e cila jeton e vetme në zonën e “21 Dhjetorit”, në katin e dytë të një pallati. Prej një muaji fqinjët i kanë prerë ujin, sepse sic thotë ajo, ka një konflikt me familjet Isaku dhe Prifti në katet e para dhe të treta, për një shtesë, që zonja nuk pranon ta zgjerojë. E moshuara ka një muaj pa ujë.Ajo është ankuar në UKT, institucion, që ia ka rilidhur ujin. Por fqinjët ia kanë prerë sërish. Ne flasim me fqinjët, të cilët pretendojnë, se e moshuara e ka prishur vete ujin, se është e sëmurë mendore.Pas një komunikimi me drejtorin e UKT-së Elton Kacidhja, ky i fundit nis menjëherë grupin e punës inxhinier, drejtor shitjesh, task-forcë dhe hidraulik, për t’i riparuar zonjës problemin.Ata pohojnë, se uji është prerë nga komshinjtë, ndaj dhe lenë një procesverbal.
- +355 67 220 8888
- [email protected]