“7 Marsi”/ Basha takon mësues e pedagogë: Pagat kanë zbritur në nivele të papranueshme

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me mësues dhe pedagogë në kuadër të ditës së mësuesit.

Basha u shpreh se roli i mësuesit i kryesor dhe se ky mision për ta është i vështirë, por nuk janë ndalur duke përçuar dije tek nxënësit.

“Sot nuk mund të jemi në një tryezë festë, sot situata është duke u përkeqësuar dhe në vend që mësuesve t’u ofrohen kushte për të arritur në vendin që meritojnë sot ndodhe në pozita të pafavorshme”, tha Basha.

Ndërsa nga ana e tyre mësuesit shprehën pakënaqësitë , për mungesë të vëmendjes të punës së tyre. Mungesa e vizionit është një nga elementët shqetësues, pasi mësuesit përballen edhe me klasat kolektive që është vështirë për t’u administruar dhe për të përçuar dije tek nxënësit.

Një tjetër mësuese trajtoi problemin e autonomisë së universiteteve duke u shprehur se pedagogët po përdoren si leva dhe se çdo projekt që vjen nga jashtë kanalizohet nga ana e qeverisë.

“Sot shohim një centralizimi nga ana e qeverisë dhe Ministria e Financave për të administruar buxhetet. Sot çdo projekt që vjen nga jashtë kanalizohet nga ana e qeverisë. Pedagogët janë thjesht leva për të treguar që punohet. Largimi i trurit është një tjetër problem emergjent”, u shpreh më tej ajo.

Të Fundit