60% e shqiptarëve nuk flasin asnjë gjuhë të huaj.

Ekziston miti se shqiptarët dinë të flasin shumë gjuhë të huaja, mirëpo shifrat e Eurostat e rrëzojnë këtë. Thuajse 60% e shqiptarëve nuk dinë asnjë gjuhë huaj, një nga përqindjet më të larta në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate për t’u anëtarësuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat në lidhje me njohuritë që kanë qytetarët mbi gjuhët e huaja rezultoi se 35% e qytetarëve të BE-së nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Rekordin e mban Turqia, ku sipas Eurostat rreth 82% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë tjetër përveç turqishtes. Pas Turqisë renditet Mbretëria e Bashkuar. Sigurisht që anglishtja prej kohësh njihet si një gjuhë internacionale, e folur gjerësisht në shumë vende të botës dhe ky me siguri është shkaku pse britanikët janë bërë “dembelë” për të mësuar gjuhë të huaja.

Në vend të tretë renditen rumunët, ku sipas të dhënave në databazën e Eurostat 64% e popullsisë nuk flet asnjë gjuhët të huaj, e ndjekur nga Bosnje dhe Hercegovina me 61%, një diferencë tepër e ngushtë me Shqipërinë.

Në Gjermani, vetëm 21% e popullsisë nuk di asnjë gjuhë të huaj.

Rreth 26% e Shqiptarëve di të flasë edhe një gjuhë tjetër përveç gjuhës së nënës, kurse gati 11% e popullsisë në vend flet dy gjuhë të huaja, sipas Eurostat. Edhe për njohjen e dy gjuhëve të huaja shqiptarët renditen të pestët ndër vendet e BE-së dhe kandidatëve potencialë, për njohuri të ulëta në gjuhët e huaja.

Të Fundit