55-vjeçari bie nga ashensori në Sarandë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një 55-vjeçar ka shkuar i plagosur rëndë në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi” në Sarandë.

Refat Kolodashi 55 – vjeç, banor i Metoqit, sipas burimeve nga spitali, ishte rrëzuar nga ashensori dhe kishte marrë plagë të rënda në kokë.

Gjenda e tij shëndetësore deri në këto momente paraqitet delikate.

Pas ndihmës së parë në spital është dërguar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

 

Të Fundit