500 mijë qytetarë të vaksinuar, Rama: Objektivi i radhës, një milion – Stop
Lajme, Të Gjitha

500 mijë qytetarë të vaksinuar, Rama: Objektivi i radhës, një milion

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama bëri me dije se aktualisht në Shqipëri, janë vaksinuar 500 mijë qytetarë me vaksinat anti-COVID-19.

Më herët, Rama deklaroi se objektivi për të vaksinuar 500 mijë banorë, do të përmbushej brenda muajit maj. Sot përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare, kryeministri pohoi se ky objektiv është përmbushur 29 ditë para afatit të lajmëruar.

Rama shtoi gjithashtu se vaksinimi i qytetarëve do të vijojë intensivisht deri në përmbushjen e objektivit të radhës, që siç shkroi kreu i qeverisë do të jetë një milion.

U kry! 29 ditë para afatit të bërë publik realizuam objektivin e 1/2 milionë vaksinimeve. Vazhdojmë pa u ndalur drejt objektivit 1 milion tani,” – shkroi Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *