50 automjetet e dhuruara nga ambasada angleze lëvizin pa siguracion

Në dhjetor 2023 ambasada britanike i dhuroi 50 automjete Drejtorisë së Burgjeve në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për shqiptarët, që vuajnë dënimin në UK dhe që do të ekstradohen në Shqipëri.Sipas një denoncimi, këto automjete lëvizin pa siguracion, në shkelje të rregullores së qarkullimit rrugor, sipas të cilës, nëse këto mjete aksidentohen, të tretët nuk janë të mbuluar.Fatmir Hasho ekspert autoteknik, shpjegon detajet dhe dokumentacionin, që duhet të ketë një automjet në qarkullim.Eksperti Dardan Gjata shpjegon, se cfarë ndodh, nëse automjetet e pasiguruara përfshihen në aksident.Ne pyetëm në Drejtorinë e Burgjeve për këtë problem dhe në një bisedë jashtë kamerave, drejtori Klevis Qose na konfirmoi, se automjeteve u mungon siguracioni. Por meqë po e trajton emisioni “Stop” këtë problematikë, ai premton, se procedura do të publikohet menjëherë dhe shumë shpjet do të shpallet kompania fituese e sigurimit, që do të pajisë me siguracion rreth 50 automjetet e dhuruara nga Qeveria Angleze.

Të Fundit