“41 bis”/Nga Shullazi te Rahja, Manja paralajmëron:Do të futen të dënuar të tjerë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar se në regjimin “41 bis” do të futen edhe të dënuar të tjerë.

Lajmi u bë me dije nga ministri i Drejtësisë në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm.

Manja u shpreh se vetëm në nentor janë 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që jane vendosur në “41 bis”, ndërsa me agjencite ligjzbatuese po vleresohen rrezikshmeria e disa të dënuarve të tjerë.

Sipas Manjës ky regjim funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu.

Aktuaisht në regjimin “41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksander Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.

Të Fundit